E Diel, 1 Nëntor 2026

Cefa Kompensimi i pronareve brenda javes

Do te nise shperndarja e 218 per qind te shumes

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones pritet te kompensoje brenda javes te gjithe ata pronare prona e te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje qe kane fituar te drejten e legalizimit. Konfirmimi eshte dhene per standard nga kreu i AKKP-se Elvis Cefa. Tashme ka mbetur vetem hapi i fundit i ketij procesi qe eshte miratimi i urdhrit te Cefes per kalimin e parave ne llogarite bankare te perfituesve. Ashtu sic ishte parashikuar ne urdhrin e Keshillit te Ministrave AKKP ka perfunduar verifikimin e perfituesve per nje kohe me te shkurter se afati 45- ditor i percaktuar duke bere te mundur nisjen e ndarjes se kestit te pare te kompensimit ne masen prej 21.8 per qind te shumes ne llogarite bankare te tyre. Jane me shume se 110 subjekte te cilat do te perfitojne kompensimin qe ne total kane aferisht 500 deri 600 pronare. Numri i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2065 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345. Pas procesit te dorezimit te kerkesave nje numer i madh pronaresh nuk munden te aplikojne dot madje shifra e tyre arrin deri ne 1500 perfitues. Keta nuk do te mund te marrin kestin e pare per shkak se nuk respektuan afatin e vendimit te qeverise i cili ishte percaktuar deri me 12 gusht. Por Cefa pak kohe me pare ka pohuar per gazeten se do te kerkoje nje amendim ne qeveri duke mundesuar te heqin afatin. Do bejme nje propozim ne Ministrine e Drejtesise dhe me tej ne qeveri qe te ndryshohet ky vendim i Keshillit te Ministrave pra te mos kete me afate procedura te jete e hapur dhe ne ate moment kur subjekti te jete i gatshem te vije te dorezoje dokumentet qe kerkohen dhe ne te bejme menjehere kalimin e parave ne llogarine e tij. Ky do te jete besoj une propozimi qe une do te bej - ka deklaruar Cefa. Ne daten 11 gusht perfundoi afati 1-mujor i aplikimeve per pronaret e prekur nga legalizimet e me pas nisi verifikimi i dokumentacionit te dorezuar. Vendimi i qeverise parashikonte afate konkrete per proceduren e kompensimit te pronareve qe preken nga procesi i legalizime. Sipas vendimit te qeverise pas perfundimit te fazes se pare pra aplikimit qe ka mbaruar me 11 gusht niste menjehere verifikimi i dosjes. Me tej drejtori i Pergjithshem i AKKP-se ne perfundim te procesit te verifikimit nga grupi i punes nxjerr vendimin per miratimin e listes se subjekteve qe kompensohen ku percaktohet edhe numri i llogarise bankare ne te cilen do te derdhet vlera e kompensimit urdheron publikimin e listes se subjekteve qe kompensohen si dhe njofton kerkuesin i cili nuk perfshihet ne listen e subjekteve qe kompensohen duke percaktuar arsyet e mosperfshirjes. Qeveria kishte parashikuar nje afat 30-ditor per aplikimin e perfituesve si dhe nje afat prej 45 ditesh qe administrata te bente verifikimet perkatese per aplikimet e bera. Nderkaq me ndryshimin e pritshem te vendimit ne qeveri subjektet perfituese duhet te dorezojne ne AKKP nje mori dokumentesh te cilat vertetojne qe ata jane pjese e vendimit te qeverise per te perfituar kompensimin. Bashke me dokumentet duhet te dorezojne edhe nje numer llogarie bankare ku do te derdhet shuma perkatese. Ne 350 subjekte perfituese me 2065 persona do te perfitojne nga fondi prej 1.5 miliarde lekesh ose aferisht 15 milione dollare. Keto subjekte jane te prekura nga procesi i legalizimeve pasi ne truallin e tyre jane ndertuar ndertime pa leje per te cilat qeveria u ka dhene lejen e legalizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›