Baronesha Hayman Shqiperia progres brenda nje kohe te shkurter

Britania mbeshtetje per rrugen tuaj drejt BE-se
Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baronesha Helene Hayman vlereson zhvillimin e Shqiperise. Sipas saj vendi yne eshte mjaft i vecante sepse brenda nje kohe shume te shkurter ka ngritur institucione demokratike. Pohimet e Hayman u bene gjate nje konference te perbashket per shtyp qe zhvilloi me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Vizita e Baroneshes Hayman eshte e para ne historine e Shqiperise dhe institucioneve te saj te vizites se nje autoriteti kaq te larte te Mbreterise se Britanise se Madhe ne vendin tone. Edhe pse per Shqiperine nje vend qe ka vuajtur dekada te tera privimin e lirise dhe demokracise kam lexuar dhe degjuar shume eshte nje befasi krejt e vecante te vish dhe te ndiesh nga afer mikpritjen historike te shqiptareve miqesine dhe bujarine e tyre. Admiroj dhe eshte me te vertete impresionues progresi qe Shqiperia ka bere per nje kohe kaq te shkurter. Asnje raport nuk zevendeson dot ate qe sheh me syte e tu - u shpreh Baronesha Hayman. Nga ana e saj Baronesha Hayman pergezoi misionin e zonjes Jozefina Topalli ne forcimin e marredhenieve nderparlamentare dhe vecanerisht me ate te Britanise ne funksion te integrimit evropian te Shqiperise. Jam e befasuar me panoramen e zhvillimeve tuaja - u shpreh Baronesha Hayman e cila konfirmoi para Kryetares se Kuvendit mbeshtetjen e vazhdueshme qe Britania e Madhe do ti jape Shqiperise ne reformat integruese.
Kryeparlamentarja Topalli gjate konferences se perbashket per shtyp pohoi se me ardhjen e Baroneshes Hayman nderohet jo vetem Kuvendi i Shqiperise por te gjithe shqiptaret te cilet ne historine e tyre kane pasur marredhenie te vecanta me Britanine e Madhe. Britania eshte dhe mbetet per Shqiperine nje aleat kyc dhe mbi te gjitha ne mbeshtetjen qe ky vend ka dhene ne proceset demokratike anetaresimin ne NATO liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian - tha Kryetarja e Kuvendit e cila shprehu konsideraten me te larte per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Britania ka dhene per krijimin e shtetit te Kosoves dhe lobimin per njohjen e pavaresise se saj ne arenen nderkombetare. Ajo shtoi se shqiptaret me nje histori te gjate pushtimesh vuajtjesh dhe diktature nga me te egrat ne Evrope kane arritur qe me energjine e tyre te bejne transformime te jashtezakonshme per nje kohe shume te shkurter. Duke dhene nje panorame te detajuar te zhvillimeve ne Shqiperi Kryetarja e Kuvendit u shpreh se shqiptaret po jetojne stinen me te bukur ne historine e tyre ate te rrezimit te mureve te izolimit dhe hapjes se kufijve me Evropen e bashkuar enderr e kahershme historike e te gjitheve. Topalli vuri theksin te diplomacia parlamentare e cila ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne ndryshimin e imazhit nderkombetar te Shqiperise. Te dyja autoritetet ndane te njejtin vleresim per rendesine thelbesore qe kane parlamentet jo vetem ne debatin politik por dhe si promotor i reformave te zhvillimit te vendit. Topalli duke iu pergjigjur interesit te vecante te Baroneshes Hayman per reformat ne vend tha se Shqiperia ka nje rritje ekonomike pozitive pavaresisht krizes globale ekonomike nderkohe qe nje hov te madh ka marre dhe teknologjia dixhitale ne Shqiperi ku vecoi kartat e identitetit pasaportat biometrike te cilat kane standardet me te larta te sigurise ne Evrope kontrollit te kufijve regjistrimit te bizneseve mbledhjes se taksave arritjeve te medha ne luften kunder krimit te organizuar dhe informalitetit etj. Po dje Baronesha Hayman zhvilloi nje takim me Presidentin e Republikes Bamir Topi me tej me kreret e grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi dhe me pas ate te PS-se Gramoz Ruci nderkohe qe pasdite ishte ne nje seance te jashtezakonshme ne Kuvendin e Shqiperise. Sot baronesha britanike do te zhvilloje takim me Gjykaten Kushtetuese dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe me gra parlamentare nga shoqeria civile pedagoge nga kultura e arti.