Berisha në Përmet: Prioriteti ynë, arsimi. Ramës i ka mbetur ora 100 vjet prapa
Në kuadrin e një turi përurimesh në jug të vendit kryeministri Sali Berisha është ndalur mëngjesin e sotëm në Përmet, ku ka qenë i pranishëm në inaugurimit të shkollës 9 vjeçare Meleq Gosnishti të qytetit.
Kryeministri ka ritheksuar se arsimi mbetet prioritet i qeverisë së tij si në investimin e ndërtimit të shkollave të reja, ashtu edhe në rritjen e pagave të mësuesve, por nuk la pa sulmuar edhe opozitën dhe kreun e saj, Rama të cilit sipas tij i ka mbetur ora 100 vjet prapa dhe se me deklaratat e tij fyen dhe cenon nxënësit e shkollave në vend.
Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar më tepër se 1300 shkolla në të gjithë vendin. Mësuesi ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Ata që krahasojnë mësuesit me 100 vjet më parë u them të vijnë dhe të shikojnë një orë mësimi. Atyre njerëzve u ka mbetur ora 100 vjet prapa duke fyer mësuesit e vendit, tha Berisha.
Më tej kreu i qeverisë deklaroi se do të bëhet gjithçka nga ana e qeverisë së tij për të luftuar deri në fund analfabetizmin dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Berisha në Përmet: Prioriteti ynë, arsimi. Ramës i ka mbetur ora 100 vjet prapa burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email