Ironia e protestës para PS/ Zyrtarët e dhjamosur të PD: Duam ndihmën ekonomike

Një protestues i dhjamosur
Pas bashkimit të votave të PS dhe LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, situata është tensionuar ndjeshëm.
Demokratët kanë akuzuar se këshilltarët e majtë kanë bllokuar shpërndarjen e ndihmës ekonomike për banorët e njësisë 4 në kryeqytet.
Me këtë motiv, një grusht njerëzish kanë dalë në protestë përpara selisë së Partisë Socialiste.
Por selia rozë bën me dije se jo vetëm që nuk kanë bllokuar shpërndarjen e ndihmës ekonomike, pasi ajo ndahet më 20 prill, por akuzon kryebashkiakun Lulzim Basha se po nxjerr në protestë zyrtarët demokratë, duke i instrumentalizuar.
Madje selia rozë ka nisur fotot dhe emrat e protestuesve që duan të marrin ndihmën ekonomike, por që në fakt janë zyrtarë të dhjamosur të Partisë Demokratike.
Një protestë e ngjashme u organizua nga Partia Demokratike dhe përpara godinës së të afërmve të gruas së kryetarit të opozitës. Duke u hequr si banorë të lagjes, punonjësit e Qytetit Studenti dolën në protestë përpara godinës së përfolur nga PD.
Emrat e protestuesve
1-Ervin Goxhaj – Punonjës në Drejtorinë e Sekuestrimeve në Ministrinë e Brendshme
2-Gramoz Çela – Përgjegjës Sektori, Njësia 4
3-Nushe Hoxha Përgjegjëse Sektori në ISKSH
4-Hekuran Halili Këshilltar i PD në Njësinë 4
5- Lela Tomini -Punonjëse në Njësinë 4