Tiranë, urbani i Unazës përplas rëndë këmbësorin
Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme pasi është përplasur nga urbani i linjës së Unazës në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku autobusi ka përplasur kalimtarin, që po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.