E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në dy vitet e para të qeverisjes përfundojmë reformën e tokës

ramaKryesocialisti Edi Rama, teksa ka mbajtur një takim me banorët e Llakatundit në Vlorë, ka premtuar përfundimin e reformës së tokës brenda dy viteve.

Do japim pronësinë, do bëjmë transparencë të plotë me pronën posaçërisht në bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Ky katërvjeçar do të jetë kthimi i deputetëve në unë për të trajtuar këto probleme, tha Rama

Duke vijuar më tej, ai ka thënë se Berisha mungesën e investimeve dhe dështimet gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare, vijon që tua hedhë fajin socialistëve.

Saliu thoshte nuk ka ujë ku qeverisën socialistët, ata e kanë fajin. Mori angazhim në 2005, kur u tregonte duart shqiptarëve shikoni sa të pastra i kam, më jepni të drejtën të udhëheq, tani thotë e kanë fajin kryetarët e bashkive dhe të komunave. Po në Shkodër dhe Kukës që janë kryetarë bashkie demokratët, ata e kanë fajin. Po në Peshkopi, ai e ka fajin. Kjo është mënyrë e ulët për tu ikur përgjegjësive. Për mua tek uji ndahet mesjeta nga qytetërimi modern. Në Orikum janë rishfaqur zonat malarike, mesjetë është kjo. Ne do e mundim këtë errësirë. Qoftë nga mungesa ujit e dritave apo e shtetit, tha Rama./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›