Berisha ne Peshkopi e Bulqize

Kryeministri Sali Berisha ishte në mesdite në Peshkopi, ku mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencës.
Kjo zonë ka qenë një nga më të prekurat nga reshjet e dëborës dhe për shkak se infrastruktura rrugore ende nuk është rindërtuar e gjitha, ka patur vështirësi serioze në qarkullim.
Këto 2-3 ditë që nuk ka patur reshje dëbore situata është më e mirë, por kryeministri Berisha kërkoi angazhim më të madh për të hapur dhe pastruar nga dëbora të gjitha akset rrugore të kësaj pjese verilindore të vendit.
Të njëjtin mesazh, zoti Berisha dha edhe në Bulqizë, qytet të cilin e vizitoi rrugës së kthimit për në Tiranë. Si në Peshkopi edhe në Bulqizë, kryeministri Berisha theksoi se prioriteti kryesor është shpëtimi i jetëve njerëzore. Sipas tij, deri tani ia është dalë të ketë vetem një jetë të humbur nga i ftohti.
Kryeministri Berisha mohoi njoftimet e dhëna në media për dhjetëra të zhdukur. Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë person të zhdukur, por se ka patur mungesë të lidhjes me telefon, gjë që më pas është rivendosur.
Kreu i qeverisë kërkoi nga qytetarët të pastronin catitë e shtëpive të tyre nga dëbora dhe të kenë komunikim të vazhdueshem me autoritet qëndrore dhe lokale.
Kryeministri Berisha u tregua përgjithësisht i kënaqur me bashkëpunimin e drejtuesve lokale dhe sipas tij nuk janë vënë re dallime politike. Por kreu i qeverisë nuk la pa përmendur rastin e liderit të opozites, Edi Rama, që sipas tij, po përpiqet të shfrytëzojë politikisht situatën e krijuar nga bora.