E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Peshkopi


Kryeministri Sali Berisha e ka kaluar të dielën në zonën e Dibrës, ku duke marrë pjesë në inaugurimin e 6 veprave publike, kishte si qëllim të promovonte jo vetëm ndërtimin e infrastrukturës rrugore, por edhe 2 projekte të qeverisë së tij, atë për mbjelljen e drurëve frutorë dhe arroreve, si dhe zhvillimin e turizmit malor.

Rrugët e inauguruara në zonën e Dibrës janë pjesë të rrugës kombëtare që e lidhin Peshkopinë me disa komuna dhe me një fond prej rreth 500 milionë lekësh, është synuar përmirësimi i infrastrukturës si mundësi e re për nxitjen prodhimit vendas.

Në zonën e Dibrës, përvecse në ndërtimin e rrugëve, qeveria ka subvencionuar mbjelljen e 700 ha në pemëtari, arrore dhe vreshta dhe kryeministri premtoi sërish se subvencionimi do të vazhdojë për të shndërruar Peshkopinë dhe komunat përreth ndër prodhuesit kryesorë të frutave dhe arroreve.

“Pas ndërtimit të rrugës së Arbërit, përfundimit të rrugës Kukës-Peshkopi, Peshkopia shndërrohet në një qendër të rëndësishme të zhvillimit rajonal në të gjithë Shqipërinë veri-lindore. Infrastruktura e re dhe moderne, hap Peshkopinë drejt Kosovës, Tiranës, Dibrës dhe Shkupit”, tha kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha vuri në dukje se Shqipëria duhet të zhvillojë me shpejtësi cdo potencial të saj për të kapur kohën e humbur dhe prapambetjen e trashëguar.

Sipas kryeministrit, për fat të mirë, ky zhvillim nuk është në dorën e opozitës, e cila, sic tha zoti Berisha, vazhdon të bëjë gjithcka për të penguar me votën e munguar, integrimin europian të Shqipërisë. Edhe pse sipas kryeministrit Berisha nuk është ky qëllimi për të cilin e kanë votuar socialistët shqiptare.

“Thashë lavdi Zotit për dy arsye; arsyeja e dytë është se shumica e gjërave janë në dorën tuaj sepse ju e patë betejën që bënë kundër rrugës së Kombit, betejën që bënë kundër rrugës Tiranë-Elbasan, ju e patë votën e tyre kundër rritjes së pensioneve dhe rrogave. Të gjitha këto dëshmojnë se zhvillimin asgjë s’mund ta ndalojë në këtë vend, sepse ai bazohet në mundin, djersën dhe shpirtin tuaj punëtor”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, nga Peshkopia, ku realizoi një takim me të gjithë të zgjedhurit vendorë të qarkut të Dibrës dhe merrnin pjesë edhe kryetarët socialistë të disa bashkive dhe komunave, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me pushtetin lokal në interes të qytetarëve pa dallim partiak.

Një nga temat kryesore të takimit me të zgjedhurit vendore ishte projekt-ligji për paketën fiskale të pushtetit lokal, ku propozohet kalimi i plotë nga qeveria qendrore tek qeveria lokale i disa taksave si dhe ndarja e përbashkët e disa taksave të tjera, të cilat kapin vlerën e 150 milionë dollarëve.

“Nga 27 taksa kombëtare, qeveria do të mbajë vetëm 6, të tjerat do t’ua transferojmë ju. Do përpiqemi që të ardhurat kombëtare të ndahen shumë më mirë se c’janë ndarë deri më sot. Këtu ju jinni të një spektri politik të djathtë e të majtë; në mënyrë absolute kjo qeveri nuk do të bëjë asnjë dallim”, deklaroi Berisha para drejtuesve vendore të Dibrës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Partia Socialiste e vlerësoi të suksesshëm votimin e së shtunës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit. "Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë"
Editorialin më të fundit kreu opiztës Edi Rama ja ka kushtuar problematikës së plehrave ku si titull ka zgjedhur “Aleanca e Plehut dhe Gjeli majë plehut”. Hapni rrugën! Po kalon Kryetarja e Kuvendit!
Para ca ditësh, midis orës 10:00 e 11:00 të paradites, po vija nga Tirana e Re në drejtim të bulevardit, dhe tek Libri Universitar doja të kthehesha djathtas e të merrja për nga Garda e Republikës. Por rrugën ma kish bllokuar një motoçikletë e policisë së qarkullimit rrugor, e vendosur për së gjeri, dhe një polic që urdhëronte të gjitha makinat të ecnin drejt ose majtas. Djathtas jo. Hapa dritaren e krahut të djathtë të makinës dhe kërkova pak konfidencë me policin: “Si është puna? Çfarë ka ndodhur?” Polici ma pranoi konfidencën, por më bëri një shenjë, me anën e së cilës donte të thosh: “S’kam ç’të bëj, nuk është në dorën time, prandaj ecni drejt”. “Aleanca e plehut” dhe gjeli majë plehut
“Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë”, tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po...
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi
Aleanca Kuqezi deklaroi sot se censusi ishte vetëm një proces i kërkuar nga faktorë të caktuar ballkanikë për të sllavizuar një pjesë të Shqipërisë.

Lajmet kryesore

"Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë"
Editoriali i Ramës: Saliu sundon mes plehrave
Aleanca kundër importit të plehrave
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Tërmet i fuqishëm në Turqi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›