Lezhe gati perjoketi per restaurimin e 21 objekteve
Specialistët e monumenteve në Lezhë kanë gati projektin për ndërhyrjet dhe mirëmbajtjen e 21 objekteve të kultit, arkeologjike, historike dhe muzeale që ka qytet. Kështu parashikohen punime në Mbulesën e Memorialit “Skëndërbeu”, ndërtimin e Muzeut Historik, Sistemimin e Zonës së Parkut Arkeologjik si edhe Sistemimi i Zonës së Obeliskut të Besëlidhjes së Lezhës.
“Lezha ka 16 objekte të Monumenteve të Kulturës, port ë vizitueshme janë Parku Arkeologjik I Qytetit, Kalaja Mesjetare. Presim që edhe muzetë e tjera në të ardhmen të bëhen të vizitueshme, në mënyrë që Lezha të jetë shumë e vizitueshme duke shtuar këto pjesë të trashëgimisë kulturore”- tha Halit Kavaja, Specialist i Memorialit.
Memoriali i Skënderbeut është ndërtuar në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë nuk i është nënshtruar asnjëherë punimeve restauruese apo qoftë edhe të pastrimit të tij. Ai është objekti më i vizituar në Qarkun e Lezhës, pasi për 10 muajt e parë të këtij viti është vizituar nga 25 mijë turistë.
Lindita Kokaj