Boateng zgjon Djallin

Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Lecce i jep tre pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A.
Kuqezinjtë fitojnë 3-4 pasi mbyllën pjesën e parë në disavantazhin 3-0 në transfertë falë një tregolëshi të Kevin Prince Boateng dhe golit të Mario Yepes.
Giacomazzi, Oddo (me 11-metërsh) dhe Grosmuller shënuan të parët për verdhekuqtë, por futja në pjesën e dytë e mesfushorit ganez, që zëvendësoi Robinhon, ndërroi tërësisht ndeshjen e Milanit.
Boateng shënoi 3 gola në minutat 49, 55 dhe 63 duke barazuar rezultatin. Në minutën e 83 vjen goli i fitores për kuqezinjtë i shënuar nga mbrojtësi Mario Yepes pas një krosimi të Cassanos.
Milan me këtë triumf arrin kuotën e 11 pikëve në renditjen e Serisë A.
Udinezee vetme në krye
Udineze ka marrë e vetem kryesimin e Serisë A, pas së pastër, 3 me zero përballë Novarës.
Golat për friulianët, që e shohin veten në kuotën e 15 pikëve, 2 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, u shënuan nga Di Natale, 33’, 50’ dhe Domizi në të 77-n.
Ndërkohë, në San Siro, një gol i Tiago Motës në minutën e 34 të pjesës së parë, i ka mjaftuar Interit për të marrë 3 pikë me mjaft vlerë përballë Kievos, pikë këto që i ngjisin zikaltërit në kuotën e 7 pikëve.
Po 1-0 ka fituar edhe Roma në Olimpiko përballë Palermos. Goli për verdhekuqtë që ngjiten në 11 pikë, u shënua nga Erik Lamela që në minutën e 8 të takimit.
Në ndeshjet e tjera, Napoli nuk shkoi dot më shumë se një barazim në transfertë përballë Kaljarit, Siena mposhti Cezenën 2-0, ndërsa Atalanta merr një tjetër fitore, këtë herë në transfertë përballë Parmës.
Në mbrëmje luhet Bolonja-Lacio, që mbyll javën e Serisë A.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Seria A, Juventus ndalet nga Genoa
Në javën e 8 të Serisë A, Juventus është ndalur nga Genoa në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Torino. Real Madrid udhëheq kampionatin spanjoll
Një pjesë e parë perfekte lejoi Real Madridin që të dilte me tre pikët nga fusha e vështirë e Malagës. Bundesliga, Borussia shkatërron Këlnin
Një sukses të bindshëm kanë arritur kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, në javën e 10-të të Bundesliga-s. Superliga, Flamurtari mposht Vllazninë
Flamurtari ka mundur 1-0 Vllazninë dhe ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit të Superligës. Schalke 04 blen Timo Hildebrand
Schalke 04 njoftoi sot blerjen e portierit Timo Hildebrand, i cili do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit aktual me klubin gjerman.
Lajmet kryesore
"Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë"
Editoriali i Ramës: Saliu sundon mes plehrave
Aleanca kundër importit të plehrave
Nis samiti i liderve europianë
Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli
Tërmet i fortë në Turqi, 50 të plagosur