Berisha ne Rome PD do fitoje serish ne zgjedhjet e 2013
Kryeministri Berisha mori pjese dje në mesditë në punimet e Ndërkombëtares së Demokrateve te Qendrës, që u zhvillua në Rome në ambientet e Parlamentit Italian.
Në fjalën e tij kryeministri shqiptar theksoi se Partia demokratike do të fitojë sërish zgjedhjet e 2013 ndërsa i ftoi dërgojnë vëzhgues në këto zgjedhje.
“Duket sikur Partia Demokratike e Shqipërisë do të ketë një mandat të ri, sepse ka treguar një angazhim të palëkundur dhe besim të fortë ndaj lirisë dhe vlerave që ndajmë sëbashku”.
Në fokus të këtij eventi ishte rëndësia e ndërtimit të konsensusit dhe qëndrimit të përbashkët mes të gjitha partive politike anëtare të Ndërkombëtares së Demokratëve të Qendrës, në kuadrin e momenteve të vështira që po kalon Evropa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera të botës.
“Jam këtu për të shprehur mirënjohjen time të thellë për CDI, e cila prej rënies së perdes së hekurt ishte për kombin tim një aleat, partner i madh, që e ndihmoi Shqipërinë të përqafojë rrugën e tregut të lirë dhe demokracisë”- e nisi fjalën e tij kreu i qverisë shqiptare, ndërsa theksoi se ky është një vit i veçantë për Shqipërinë në 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Pavarësia e Shqipërisë u shpall 100 vite më parë, por ai ishte gjithashtu një vit vendimesh të tmerrshme për ndarjen më të padrejtë të territoreve shqiptare, që i shkaktuan një humbje të madhe vendit tim: vështirësi, diktaturë, pushtime. Por gjithsesi, kemi shumë arsye për të falenderuar Zotin, për të falenderuar miqtë sepse sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, shqiptarët janë të lirë, Shqipëria është një vend i lirë që punon shumë për të ardhmen e tij”- vijoi kryeministri Berisha, i cili shtoi se në këtë vit Shqipëria kryeson Këshillin e Europës me moton “Të bashkuar në diversitet”.
“E kemi zgjedhur këtë moto sepse nëse e shikoni kombin shqiptar, ai është një vend multifetar, është një vend marrëdhëniesh të shkëlqyera fetare, një vend që respekton plotësisht besimet fetare. Asnjëherë në historinë e vendit, nuk ka patur incidentin më të vogël fetar. Të gjithë themeluesit e rilindjes sonë ishin në të njëjtën kohë udhëheqës fetarë, por mund të lexoni që kurrë nuk mund të identifikoni fenë të cilës i përkisnin. Kështu do të bëjmë më të mirën tonë. Në muajt që do të vijnë, në Tiranë do të zhvillohet një Samit i 41 krerë shtetesh, për të debatuar mbi dialogun ndërfetar dhe tolerancën fetare”- vijoi me tej Berisha.
Duke iu referuar debateve për filmin “Pafajësia e myslimanëve” kryeministri Berisha vuri në dijeni se imamët shqiptarë edhe pse të pakënaqur me të dhanë shembullin e tyre më të mirë duke u bërë thirrje ndjekësve të profetit Muhamed të dhurojnë gjak për fëmijët talasemike dhe dhuruan libra për edukimin e të rinjve.
“Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin. Unë besoj se kombi im mund të jap shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe, një tjetër mënyrë që kemi zgjedhur për të afruar vendet e pranverës arabe me Këshillin e Evropës. Jam plotësisht dakort me ju, zoti President, dhe unë besoj se procesi në vendet arabe është i pakthyeshëm. Është një proces më i vështirë se procesi ynë i daljes nga diktatura komuniste në një shoqëri të lirë, sepse ata nuk kanë shembuj, nuk kanë modelin. Modeli, në përgjithësi, është në anën tjetër të Mesdheut. Prandaj do të jetë vendimtare, jetësore që vendet e lira të afrohen me ta; që institucionet evropiane t’i ndihmojnë ata për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokraci të konsoliduar”.
Ai iu drejtua punimeve të këtij eventi me një fjalë ku vuri theksin në kthimin tek liritë, si rruga më e mirë për daljen nga kriza që ka përfshirë Evropën dhe botën. Në këtë fjalim, Kryeministri Berisha u shpreh se vlerat e lirisë, demokracisë dhe tregut që janë konsoliduar në Shqipëri, janë në themel të zhvillimit të saj të jashtëzakonshëm në 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës komuniste dhe përballimit me sukses të krizës ekonomike botërore.
“20 vjet më parë Shqipëria ishte një nga tre vendet më të varfra në botë, ne kishim të ardhura për frymë prej 204 dollarë amerikanë, pranë Angolës dhe Ugandës. Sot Shqipëria i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme, të larta. Shqipëria ende nuk është një vend i zhvilluar, por ka arritur të ketë disa indekse të ndjeshme të vendeve të zhvilluara, dhe jam shumë krenar që shumica e tyre lidhen me njeriun: vdekshmëria foshnjore një shifrore, vdekshmëria amësore një shifrore, vdekshmëria është me e ulët se në çdo vend ish-komunist; indeskin përsa i përket banesave për 1000 banorë ku kemi lënë pas 5 ose 6 vende anëtare të BE”- deklaroi kryeministri Berisha, i cili vuri në duke se Shqipëria gjatë këtyre 20 viteve ka treguar se çfarëdo që ka arritur e ka arritur duke respektuar liritë, dhe mbi të gjitha liritë e tregut.
“Disa javë me parë një studim i institucioneve shumë serioze tregoi se vendi im përsa i përket lirive ekonomike është ngjitur nga vendi i 32-të në vendin e 12-të. Ne gjithashtu jemi një nga 10 qeveritë më të vogla në botë.Kur shikojmë këtë krizë, që është shumë serioze, euro është një prej anëve të saj, por anë më të thella janë në bazën e saj. Unë besoj se njerëzit e lirë duhet të kenë kurajon të rikthehen tek liritë, sepse ka ndodhur diçka me liritë ekonomike në shoqëritë tona. Ju dëgjova duke përmendur Kinën, por nëse i shikoni liritë ekonomike në Kinë, do të gjeni një tipar ndryshe nga ai që ne kemi në mendjet tona, miku im.”-vijoi ëm tej ai.
Takimit të Demokratëve të Qendrës i drejtuan fjalime edhe kryeministri i Spanjës, ai i Irlandës, kryeministri i Hungarisë dhe ai i Greqisë. Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryeministri i Italisë, Mario Monti. Në fillim të punimeve të saj, Demokratët e Qendrës zgjodhën organet drejtuese.
Më herët, në kuadër të pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm, me ftesë të Kryeministrit Italian, Kryeministri Berisha mori pjesë në një drekë të shtruar për nder të kryeministrave pjesëmarrës në këtë aktivitet.