E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE vlereson spotin televiziv shqiptar per levizjen e lire

Spoti televiziv shqiptar për lëvizjen e lirë nuk është vlerësuar vetëm nga Komisioni Europian, por edhe nga shoqëria civile. Aleksandra Stiglmayer, analiste për iniciativën e stabilitetit europian në Bruksel e ka vlerësuar këtë spot si efikas.

“Ju e dini që Shqipëria dhe Bosnja u deshën t’i premtonin Komisionit Europian fushata informimi, për të informuar qytetarët e tyre se ç’është liberalizimi i vizave. Unë kam parë spotin shqiptar që është transmetuar në televizione. Eshtë një spot shumë i mirë. Kur doli ky spot, u transmetua kaq shumë, sa të gjithë në Shqipëri thanë që e kishin parë spotin. Dhe fushata u përsërit sërish”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›