Berisha ne Shkoder inaugurime dhe akuza

Ne inaugurimin e disa veprave publike me vlere rreth 133 milione leke si dhe rrugeve me emra simbolike te Skenderbeut presidentit amerikan Willson apo Europa kryeministri Sali Berisha tha se liberalizimi i vizave ishte merite e perpjekjeve te shqiptareve dhe e qeverise se tij.
Levizja e lire nuk perben nje dhurate por perben nje proces ne te cilin ne deshmuam seriozitetin dhe perkushtimin me te madh. Dhe kjo eshte njekohesisht dhe arritja me madhore besimi me i madh qe Evropa e qyteteruar ka deshmuar ndaj qytetareve te Shkodres dhe qytetareve te mbare Shqiperise. Ata qe deshen te fusin levizjen tuaj te lire ne kuti le te mbeten vete ne bunker ne do te ecim drejt Evropes pa u ndalur ka deklaruar Berisha.
Por megjithese permendi ceshtjen e zgjedhjeve per here te pare ne keto 15 muaj mosmarreveshje me opoziten kryeministri Berisha nuk beri si zakonisht ftese per bashkepunim mes paleve. Madje veprimet e opozites i cilesoi si perpjekje per izolimin dhe ndeshkimin e vendit.
Kultura e bllokut apo antikultura e bunkerit ka nxjerre kulturen e kutise dhe kerkon te binde se kutia qenka fatkeqesia e Shqiperise. Jam sot ketu per tu zotuar se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten. Le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te bllokut. Ne cdo dite do te perqafojme do te zgjerojme lirite tona si rruga me e mire e te ardhmes sone ka pohuar Berisha.
Vizita e kryeministrit ne Shkoder perkoi edhe me 20-vjetorin e mbajtjes se meshes se pare katolike ne kete qytet pas ndalimit te fese nga regjimi komunist qe ne nentor te 90-es ende nuk ishte rrezuar ne Shqiperi.
Dy dekada pas meshes se pare ne katedralen e Shkodres eshte hapur ekspozita me fotografi te klerikeve te martirizuar gjate regjimit dhe objekte te kishes katolike.
Por ajo qe spikat vecanerisht jane fjalee e Papa Gjon Palit te dyte ne meshen e mbajtur ne Shkoder ku u jepte kuraje shqiptareve te ecnin me besim drejt se ardhmes.