Grabisnin emigrantet arrestohet banda
Komisariati i Policise se Sarandes ka bere te mundur arrestimin e 4 personave te cilet akuzohen per grabitje me arme. Perkatesisht ata jane Vladimir Marku 32 vjec Atdhetar Proj 38 vjec Florin Cupi 21 vjec qe te tre banues ne Sarande dhe Nikolin Marku 21 vjec nga Lezha. Nga hetimet e deritanishme rezulton se keta shtetas jane autore te dyshuar te 5 ngjarjeve grabitje me arme qe kane ndodhur ne afersi te vijes kufitare Sarande ku kane vjedhur nen kercenimin e armes nje numer te konsiderueshem personash. Gjate kontrollit atyre iu sekuestruan 16 telefona celulare te markave te ndryshme te cilet u perkisnin shtetasve te grabitur me arme. Ata u kapen gjate operacionit te koduar PIRAMIDA 67 ne fshatin Konispol te rrethit Sarande ne afersi te nje pike karburanti teksa udhetonin me nje automjet te tipit Benz 240 me targa SR 6065 B.