Kater ne pranga per vjedhje me arme
Policia e Vlores ka vene ne pranga 4 te rinj te cilet akuzohen per vjedhje me arme. Te arrestuarit jane Lusien Mamo 19 vjec Edison Mamo 24 vjec Aleksander Boci 20 vjec Arben Sulcaj 20 vjec. Kapja e ketyre te rinjve u be e mundur ne kuader te operacionit policor te koduar Argjendari. Ata rezultojne si autoret e dyshuar te vjedhjes me arme te nje argjendarie ne qytetin e Vlores ne te cilen kane plagosur njerin prej pronareve te saj. Gjate kontrollit qe kane ushtruar forcat e policise ne banesen e Arben Sulcajt jane gjetur 38 ore te markave te ndryshme e te kushtueshme 40 varese argjendi 44 unaza argjendi dhe 9 telefona celulare te llojeve te ndryshme. Ne shtepine e te riut jane gjetur edhe bizhuteri te tjera te cilat nga hetimet e deritanishme rezultojne si te vjedhura ne dy argjendari ne qytetin e Fierit. Ndersa ne shtepine e Lusien Mamos u gjeten e u sekuestruan 2 arka me fisheke si dhe nje cifte gjahu pa leje.