Berisha në Skrapar: Do ta bëjmë vendin kopshtin më të bukur të Evropës
Poliçan- Kryeministri Sali Berisha mbajti sot një miting elektoral në Poliçan të Skraparit nga ku kërkoi mbështetje për zhvillimin e zonës e veçanërisht të kombinatit.
Të mbështesim përpjekjet tuaja për punësim për një jetë më të mirë e rroga më të larta e pensione më të larta. Jemi të vendosur që katër vitet që vijnë të vazhdojmë të ndërtojmë në Skrapar e mbarë Shqipërinë infrastrukturën më moderne, rrugë, ujësjellësa, kanalizime e qendra shëndetësore do të punësohen në Skrapar e Berat dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë,-tha Berisha.
Berisha tha se qeverisja e tij do të bëjë të mundur gazifikimin e ulë koston e jetës së shqiptarëve përmes projektit transadriatik TAP.
Në ndërtimin e TAP-it do të punësohen dhjetra e mijëra qytetarë shqiptarëNga Berati gjer këtu plantacione të mrekullueshme që keni mbjellurDo trefishojmë-grantet për ju,-tha Berisha.
Berisha u bëri thirrje banorëve të Skraparit që të mbjellin dru frutorë. Mbillni sa më shumë drurë frutorë. Aty kur rritet një shkurre mund të rritet një ulli, dru frutorë. Le të bëjmë gjithçka për të bërë Skraparin e Shqipërinë kopshtin më të bukur të EvropësDo ju mbështesim për funksionimin e kombinatit dhe zgjerimin e veprimtarisë së tij,-tha Berisha.
Kryeministri sulmoi edhe kandidatin e PS-së në Berat, Fidel Yllin kur tha: Astrit Velia dhe Fidel Ylli, i keni të gjakut tuaj. Ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder i cili humbi mandatin në parlament sepse radion e tij ja dha të motrës duke shkelur Kushtetutën dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Veliaj edhe ky është biznesmen, por me paratë e tij hapi universitetin e parë privat me tarifa publike për juMakurtisë dhe pangopësisë së shokut Fidel YlliTi kërkoni zotit Meta ta sjellë në këtë shesh Ramën që tju kërkojë të falur për fyerjen me gjeografiFyerjet kolektive janë të dënueshme,-th Berisha duke i këkruar votën më 23 qershor Poliçanit.