Berisha ne Tetove Ridimensionim elites intelektuale

Kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur vizitën zyrtare në Maqedoni, me një ndalesë në qytetin me shumicë shqiptare të Tetovës.
Kjo eshte hera e pare qe kryeministri Berisha viziton Tetoven, qytetin prej nga ku nisi revolta, qe coi ne vitin 2001 ne arritjen e marreveshjes se Ohrit, duke u siguruar shqiptareve te drejta te barabarta me ato te maqedonasve. Per kryeministrin Berisha, i cili pasi eshte pritur me ovacione nga tetovaret, i ka shprehur kryetarit te komunes, nderimin per qytetin, qe sic tha ai me luften dhe perpjekjet e tij e beri Maqedonine dhe jugun e Ballkanit me Thelbi ynë është interesi publik i shoqërisë. Me këtë ne bëhemi fëmijë të vërtetë të kombit që i përkasim, anëtarë të vërtetë të një shoqërie të lirë
Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise te lire dhe me te sigurt.
Tetova eshte qyteti i trete me i madh universitar i shqiptareve ne hapesiren e ballkanit dhe ky fakt jo vetem nuk mund te anashkalohet nga kryeministri Berisha, por gjate takimeve te tij ne dy universitetet e Tetoves ai ngriti ne piedestal, jo pa emocione, rendesine e qendrave te dijes, qe se pari dhe mbi te gjitha jane qendrat e lirise dhe qyteterimit te nje kombi.
“Është ndërgjegjja intelektuale e kombit thelbi i ndërgjegjes së tij qytetar. Ne jemi të profesioneve të ndryshme. Unë kam qenë mjek. Ju këtu keni disa profesione. Nuk duhet të harrojmë kurrë se profesioni është zanati, por thelbi ynë është diku tjetër, thelbi ynë është liria. Thelbi ynë është interesi publik i shoqërisë. Me këtë ne bëhemi fëmijë të vërtetë të kombit që i përkasim, anëtarë të vërtetë të një shoqërie të lirë”, tha Berisha.
Gjate qendrimit ne Tetove, Instituti për Demokraci dhe Zhvillim i dorëzoi Kryeministrit Berisha çmimin e lidershipit me motivacionin “Për Lidership të suksesshëm në promovimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, për udhëheqjen e reformave demokratike dhe sukseset në integrimin euroatlantik të vendit, si dhe rolin e tij në rajonin e Ballkanit". Por me shume se cmimi, ajo qe spikati ne auditorin e universitetit privat te Tetoves ishte modestia e kryeministrit Berisha, ndoshta edhe sinqeriteti i tij.
“Dua të rrëfej një sekret timin: shumë shpesh në jetën time e ndjej veten jo lider, por të udhëhequr nga të tjerët, të udhëhequr nga studentët. Dhe ky është rregulli. Askush nuk mund të udhëheqë në qoftë se nuk pranon të udhëhiqet. Askush nuk mund të frymëzojë, në qoftë se nuk pranon dhe nuk kërkon të frymëzohet. Askund nuk mund të gjesh burim frymëzimi më të fuqishëm se universitetet e vendit tënd. Edhe një herë dua t’ju falënderoj përzemërsisht për nderin që më bëtë dhe t’ju garantoj se do të përpiqem ta justifikoj këtë titull që më dhatë”, tha Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Asambleja e PS-së, rikthehen disa prej të larguarve
Partia Socialiste ka publikuar 120 emrat e zgjedhur nga kongresi i pak ditëve më parë, si pjesë e Asamblesë së re Kombëtare të kësaj force politike.
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth kërkon nga partitë politike që të punojnë për reformën zgjedhore.
Rama: Si më ftoi Nano në qeveri dhe ndarja me Ilir Metën
Edi Rama- Pjese nga libri i tij "Kurban" Gratë bashkojnë Topallin, Ramën e Metën
Krerët e partive politike më të mëdha në vend janë shprehur të gatshëm që në zgjedhjet e ardhshme elektorale, të zbatojnë Kodin Elektoral, ku përfaqësimi i grave duhet te jete deri ne 30 %.
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ligjet që kërkojnë tre të pestat e votave. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, i dorëzoi propozimet kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet