E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan- Bashkëpunimi me qytetarët, Bashkia prezanton faqen online

Elbasan- Për herë të parë Bashkia e Elbasanit ka realizuar projektin e përfshirjes së qytetarëve në qeverisjen vendore nëpërmjet pjesmarrjes elektronike, duke hapur faqen zyrtare në internet.

Kështu sot paradite kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, së bashku me një pjesë të stafit të tij dhe përfaqësues së UNDP-së, ka prezantuar realizimin e këtij projekti pilot, në 2 prej shkollave të mesme të qytetit, me gjimnazistë të shkollës Dhaskal Todri dhe Ahmet Dakli.

Projekti i Aplikimit të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Qeverisjen Lokale dhe Rritja e Pjesmarrjes së Qytetarëve ka si qëllim të rrisë aksesin  tek informacioni në nivel  lokal si dhe te nxis ndërveprimin mes Bashkisë së Elbasanit dhe qytetarëve perms internetit.

Në këto bashkëbisedime, me nxënës të shkollave të mesme, kryebashkiaku Sejdini u ka bërë me dije gjimnazistëve, rëndësinë e pjesmarrjes elektronike, jo si nje projekt apo formatim të zakonshëm të portalit të institucionit që ai drejton.

Publikimin e konfigurimit të ri të portalit të Bashkisë ne mund ta bënim edhe nga zyrat në Bashki apo nëpërmjet fushatave poblicitare në television, por ne zgjodhëm këtë rrugë, bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë , për një arësye, rëndësinë që ne ë japim çdo qytetari duke ë dhënë akses zërit të tij drejtpërsëdrejti në portalin zyrtar të Bashkisë Elbasan. Për ne është e rëndësishme që të gjithë ta duam këtë qytet, e nëpërmjet dashurisë edhe të kontribuojmë për këtë qytet,- u shpreh Sejdini.

Në takimin me të rinjtë e shkollës Ahmet Dakli Sejdini ka prekur edhe temën e ndotjes së mjedisit duke i ftuar të rinjtë të bashkohen me objektivin për një ambient sa më të pastër, duke lobuar të gjithë së bashku për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ai theksoi me tej se në këtë 100 vjetor të pavarsisë jo vetëm duhet të festojmë por edhe të kontribuojmë.

Në të dy takimet është bërë dhe një paraqitje konkrete sesi qytetarët mund të japin mendimin, sugjerimin, vlerësimin  tyre mbi projekte apo problematika të ndryshme të qytetit, apo dhe të shprehin pakënaqësitë apo problemet e ndryshme të përditshmërisë së tyre.

Takimi I radhës për prezantimin e këtij projekti të rëndësishmë të komunikimit qeveri lokale qytetar do të jetë në datë 12 prill me studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani.

Armand Kurati/ IDEA

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›