E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi Spitalit Amerikan: Operova tiroidet, me prenë kordat

Tiranë- Një 30 vjeçare ka paditur spitalin amerikan në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të pariparueshme që ka pësuar si pasojë e një operacioni të kryer për heqjen e tiroideve.

Vajza pretendon në padinë civile se në vitin 2010 ka kryer një vizitë mjekësore ne këtë spital dhe i është rekomanduar nga stafi i Spitalit Amerikan se do ishte më mirë që ajo te kryente një operacion dhe tiroidet ti hiqeshin.

Unë veprova në këtë mënyrë pasi kreva vizitat e nevojshme, kreva dhe operacionin pranë këtij spitali më shkurt të 2010,- shprehet ajo.

Por disa ditë më vonë, 30 vjeçarja, Eliota Roka, pretendon se ka filluar të ketë shqetësime. Paditësja shton se në muajin Maj ka kryer një vizitë tjetër në Spitalin Amerikan të Tiranës dhe aty i është komunikuar se nga operacioni i është dëmtuar korda e majtë në mënyrë të pariparueshme.

Për këtë Eliota Roka në shkurt 2012- ës i është drejtuar gjykatës civile të kryeqytetit me padi shkakim dëmi, ku dhe kërkon shpërblimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror shkaktuar nga dëmtimi i rëndë i shëndetit nga mjekimi i pakujdesshëm nga mjekët një këtë spital.

30 vjecarja kërkon një dëmshpërblim prej 5 milionë lekë të reja. Kjo padi i ka rënë me short elektronik gjyqtarit civilist Arben Konstandini, ndërkohë që gjatë seancës së parë përgatitore të zhvilluar më 4 prill, Gjykata i ka lënë detyrë palës paditëse që të plotësojë kërkesë padinë, pasi ajo nuk ka vendosur në të emrat e mjekëve që e kanë operuar dhe ndjekur situatën e saj shëndetësore. Seanca e radhës është më 26 prill.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Guinness në Gjykatën e Tiranës, 6 vjet gjyq për një padi Tiranë- Paditë në Gjykatën e Tiranës ndaj kompanisë KESH apo...
  2. Zv/presidenti amerikan Biden pritet të vizitojë Athinën Greqi- Athina është stacioni i ardhshëm i turneut që po...
  3. Arbitri fals, sjell sherr në futbollin amerikan Një ndeshje futbolli amerikan të mundëson që të bëhesh albitër...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›