E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha në arrest shtëpiak, Boçi: Rama si Putini që burgos liderin e opozitës

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është vendosur pa asnjë provë dhe dokument.

Ai e ka konsideruar si masë tipike për diktaturë, ndërsa nënvizoi se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.

“Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve KristaqRama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuarsi e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por tëbazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat”, u shpreh Boçi.

Ish-deputeti demokrat theksoi gjithashtu se “me këto akte Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj”.

Sipas Boçit, me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, e “tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim përpërmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›