E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në dy kohë

Nga Altin Ketro

SIAMEZËT

Shumë herë është folur në shtypin shqiptar nga ata që e kanë ndjekur nga afër jetën dhe veprimtarinë politike të Sali Berishës. Faktet flasin se hyrja dhe pastaj ngjitja në krye të Partisë Demokratike ka një ngjashmëri të përpiktë me po atë hyrje-ngjitje që pati edhe ish-diktatori Hoxha në Partinë Komuniste. Nuk dua ti hyj një përsëritje të tyre se kush e solli, kush e propozoi, kush e mbështeti, si humbi, si u ringrit, çfarë metodash përdori për tia dalë në krye etj. etj., por dua të theksoj vetëm pak detaje nga dhjetra ngjashmëri të tjera: Berisha ka deklaruar mëse një herë se do të qëndrojë 30 vjet në pushtet, që i bie sa

3/4 e qëndrimit në pushtet të ish sekretarit të parë të ish partisë së tij. Një deklaratë tipike për një autokrat të pangopur me pushtet. Berisha i kaloi 20 vite në politikë aktive që përbëjnë 50% të asaj të Hoxhës, nga të cilat 12 vjet po i kalon si protagonist në pushtet. Ai është i ndërgjegjshëm që për shkak të moshës nuk e rivalizon dot diktatorin në këtë drejtim, por egoja e sëmurë nuk e lë dot pa e shprehur në publik. Çdo udhëheqës me shpirt demokrati e ndjen se, sado i suksesshëm qoftë, duhet të hapë krahun edhe kur është në kulmin e suksesit të tij politik,

ndërkohë që Berisha vijon me mentalitetin Hoxhist (por jo vetëm) që udhëheqësi përderisa votohet, rri në pushtet deri sa të ketë frymë. Nën këtë frymë ai synon të garojë sërish në 2013-ën për një mandat 4-vjeçar, për ta çuar në 17 vjet pusht-et-llëkun e tij.

Njësoj si Hoxha, ai ka të theksuar shumë ndjenjën e hakmarrjes politike, jo vetëm ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë politikë që edhe i ka burgosur, por edhe

brenda llojit të vet, që i ka lançuar publikisht, një pjesë duke i detyruar të syrgjynosen jashtë atdheut. Njihen tashmë edhe histeritë e tij në parlament me akuza që shkojnë nga kërcënimet për eleminim fizik deri tek ofendimet me libër shpie për familjarët e kundërshtarit, që për nga zhargoni ia kalojnë edhe atyre të Hoxhës në Plenumet e famshme të tipit Beqir Balluku ishte një m.t – m..i apo kur i drejtohej Kadri Hazbiut partia jote të arreston dhe ajo të dënon.

Ashtu si jeta e Hoxhës që rrethohej nga një luks i madh, po kështu Berisha ka të njëjtën mënyrë jetese, veçanërisht fëmijët e tij. Vetëm se në ndryshim nga Hoxha, që

kishte të shoqen që e ndihmonte në punët shtetërore, Berisha ka fëmijët që i kanë shtrirë kthetrat në punët shtetërore nëpërmjet të cilavë fitojnë avantazhe në

bizneset private. Njësoj si ai, edhe Berisha ruhet me të njëjtin nivel sigurie për jetën, duke tejkaluar çdo limit të lejuar për një kryeministër që jeton në një vend

anëtar të NATOS-s.

Ashtu si Enveri që i impononte popullit që të votonin vetëm partinë e tij dhe levat që e mbështesnin, po kështu Berisha ka të njëjtin stil, sigurisht me petk më demokratik në dukje, por me të njëjtat metoda në prapaskenë, ku shantazhi dhe presioni që pëson individi kur vjen puna tek vota, nuk ka asnjë ndryshim nga presioni i dikurshëm me slloganin vota për Partinë, plumb për armikun. Lufta e klasava ka të njëjtën ngjashmëri, ndonëse forma e zbatimit është më e kamufluar Njësoj si Hoxha, duhet thënë pa mëdyshje se Berisha ka të njëjtin autoritet të padiskutueshëm brenda partisë së tij. Ky faktor i rëndësishëm bën që ai të jetë i

vetmi që arrin të mbajë të mbledhur të gjithë ato rryma klanore që luftojnë për momentin në heshtje njëra-tjerën, por jo aq sa të dalin në sipërfaqe për të ngritur kokë. Koka është tani për tani një e vetme dhe ajo e ka emrin Berisha. Askush nga krerët e këtyre rrymave nuk ka mbështetje tek populli i djathtë e sidomos tek pjesa

militanto-fanatike që mbështillet rrotull PD-së, në raport me atë që ka Berisha. Për këtë të fundit, militanët janë gati të vrasin e të djegin deri edhe jetën e tyre të

japin. Kësisoj, Berisha është kthyer në një Mit, njësoj si Enveri. Njësoj si ai, Berisha po përgatit pasuesin e tij, një Ramiz me emrin Lulzim Basha. Ka 6 vjet që e përgatit për ditën e qametit të tij. Atij i duhet një pasardhës i sigurtë jo vetëm për familjen, por edhe për figurën e tij. Berisha është koshient se çfarë ndodhi me emrin dhe figurën e diktatorit Hoxha pas rënies së komunizmit. I ka të freskëta imazhet e 20 shkurtit 1991 dhe çdo gjë që pasoi më tej. I madh ishte emri i diktatorit në popull, i ngulitur fort dhe thellë në kujtesë për 45 vjet nga një propagandë e parreshtur. Berishës i mungojnë vetëm bustet, sepse anën

televizivo-mediatike e ka të njëjtë si të diktatorit. Atë e kishim çdo natë në shtëpitë tona nëpërmjet fotove që rrinin në krye të shtëpisë, sot kemi Berishën të imponuar përnatshëm në çdo kanal televiziv me nga 2-3 kronika në ditë.

Janë kaq shumë ngashmëritë midis tyre sa do duhen faqe të tëra për tia përmenduar dhe unë po i lë me kaq.

PAS VDEKJES

Ditët e fundit është folur shumë për ngjarjen mbi arrestimin e 4 të rinjve të cilët vendosën një njoftim vdekjeje për kryeministrin shqiptar. Ata u arrestuan fillimish nga policia dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorisë, paçka se Berisha nxitoi të deklaronte se kishte kërkuar lirimin e tyre. Më pas, çështjen e ndoqën organet tatimore që gjobitën të rinjtë vullnetarë me një shumë të majme parash.

Kjo ngjarje, përpos anës komike që mbartte, duhet parë edhe nga një këndvështrim tjetër. Çfarë do ndodhte sikur, larg qoftë, ajo çka shkruhej në atë njoftim të ishte e vërtetë?! Jo se nuk ka për të ndodhur, sepse secili prej nesh drejt atij destinacioni të fundit do shkojë, por uroj që kjo të jetë atëherë kur ta ketë vendosur i Madhi Zot apo Nëna Natyrë. Por, për të dalë tek kuptimi i asaj çka dua të shpreh, më duhet ta përdor si të mirëqenë atë njoftim-shpallje. Pra, më pas çdo ndodhë, kur ai të mos jetë në këtë botë?! Berisha e ndjen këtë gjë, sepse e ka shumë të freskët krahasimin e jetës së tij me atë të Enverit. Kjo është ajo që po e dërrmon përbrenda atë. Tashmë në të gjallë, ai është vet në krye të punëve, di si ti ujdisë ato, si të marrë masa e tI dalë për zot edhe problemeve shumë të mëdha që e kanë shoqëruar këto 20 vjet, biles

duke marrë përsipër edhe gjëra që nuk kanë lidhje direkt me atë vet, por që ai i merr përsipër për shkak se vetkonsiderohet i paprekshëm nga çdo lloj ndjekje

ligjore. Ky në fakt është edhe shembulli më tipik i  ngjashmërisë me diktatorin Hoxha. Po më pas? A do mundet vallë i Përzgjedhuri i tij të vazhdojë në rrugën e

Udhëheqësit të Madh?! A do mundet i Përzgjedhuri ta mbajë partinë solide dhe klanet të bashkuara rreth vetes?! A do mundet i Përzgjedhuri ti mbrojë familjen dhe pasuritë e shpërndara anë e kënd Shqipërisë?! A do mundet i Përzgjedhuri ti mbajë lart nderin dhe lavdinë e ngritur me aq mund për 20 vjet tek pjesa militanteske e partisë?! Janë shumë më shumë pyetje të këtilla që po e lodhin çdo

ditë Berishën e mplakur. Dhe padyshim që ai vet e di që i Përzgjedhuri nuk do mundet dot të bëjë asnjërën prej tyre. Sikurse nuk mundi dot as Ramizi i cili mbijetoi në sajë të Nexhmijes, kurse i Përzgjedhuri në sajë të fëmijëve. Kjo e tremb, sepse pasi përshkroi të njëjtën rrugë si të Enverit, po e zë tmerri se do pësojë të njëjtin fund si figura e ish idhudhit të tij të dikurshëm që e imitoi kaq

bukur nën kostumin e një demokrati.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›