E Diel, 1 Nëntor 2026

SATIRE/Festohet përvjetori i lumturimit i Bab Berishës së Vicidolit. Me këtë rast u kujtua edhe Nënë Tereza e Kalkutës

Sot ishte një ditë e shënuar për mbarëshqiptarët kudo që ndodhen pasi u festua lumturimi i Bab Berishës së Vicidolit.

Një komb i tërë i përulet me restekpë ndaj Bab Berishës mrekullitë e të cilit në shërbim të Shqipërisë Blu datojnë që nga fillimi i viteve 90 p.e.k. (Para Kushtetutës).

Prej shumë vitesh Zyra e Lartë në Këshillin e Ministrave.org vizitohet nga qindra-mijëra-miliona pelegrinë dhe hallexhinj nga Europa dhe KE të cilët kanë kureshtje të shohin nga afër njeriun që sakrifikoi kombin për partinë.

Kjo ditë e shënuar u festua me një sërë aktivitetesh.

Kryetari Lul i Bashkisë pushoi nga puna dhjetëra përsona që nuk pranuan fenë zyrate besimin Berishian.

Disa zona në vendin tonë ndezën zjarre të larmishme në nderim të figjurës së Bab Berishës.

Termometrat kudo në Shqipëri shenuan temperaturën rreth 40 gradë Celsius në sinkron me ngrohtësinë shpirtërore që rrezaton shenjtëria e Tij Bab Berisha.

Edhe ndërkombëtarët në përkujtim të lumturimit të Bab Berishës bombarduan sërish Tripolin dhe Sirten.

P.S.

Sot ishte edhe 101 vjetori i lindjes së Nënë Terezës por sipas të dhënave të KQZ, emri i Gonxhe Bojaxhiut nuk rezulton të ketë votuar fare në Shqipëri. Pra ajo ka bojkotuar procesin zgjedhor dhe për pasojë bojkotarët janë në shërbim të Edvin Ramës. Prandaj Këshilli i Ministrave.org nuk e pa të udhës ta përkujtonte dhe ja la këtë detyrë Indisë dhe Maqedonisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›