Berisha ne grup Ftoj Ramen te votojme 3 ligjet e integrimit
Kryeministri Sali Berisha e ka shfrytëzuar mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë demokratike, për t’i bërë sërish apel opozitës që të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për integrimin. Sipas tij ideja për të fituar kapital politik nga bllokimi është e dështuar.
“Nuk fitohet kapital politit duke bllokur tre ligje që dëshmojnë vullnetin tonë për të konsoliduar më tej reformat. Nga njëra anë derdhin një sulm për drejtësinë ndërsa nga ana tjetër nuk votohet ligji për Gjykatën e Lartë. Nga njëra anë kërkojnë ndryshimin e ligjit të nënpunësit civil dhe nga ana tjetër hezitohet për të votuar ligjin që është hartuar me ekspertizën më të mirë dhe me paratë e KE-së. Unë mendoj se bllokimi dhe mos miratimi i ligjeve nuk janë mesazhet që presin shqiptarët në prag të kësaj ngjarje të madhe për rekomandimin e KE-së për marrjen e statusit” – u shpreh Berisha.
Berisha: Tirana kryeqendra e festimeve të 100 vjetorit
Festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë kryefjala e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pjesë e të cilit do të jetë edhe vizita e sekretares amerikane Hillari Klinton më 1 nëntor në kryeqytet.
Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar mjaft të rëndësishem viztën e diplomates amerikane, e cila nderon shqiptarët, por që sjell me vete edhe mesazhin e miqësisë së madhe mes dy vendeve.
“Klinton në Shqipëri për të shprehur mbështetjen ndaj shqiptarëve, sjell mesazhin e SHBA-së të miqësisë dhe është një rast i shkëlqyer të për të shprehur mirënjohjen ndaj zonjës Klinton. Është njëkohësisht edhe kryediplomatja me suksesin më të shënuar në historinë e diplomacisë dhe popullaritetin e lartë jo vetëm në SHBA, por e sigurtë që 80% popullaritet e ka në të gjithë botën. T’i urojmë mirëseardhjen në datën 1 nëntor”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se në këtë 100 vjetor vendi ynë ka patur arritje madhore.
Duke iu referuar debateve për festimet me rastin e 100 vjetorit, se po anashkalohet qyteti i Vlorës, ai i quajti provinciale këto debate, ndërsa i cilësoi trillime deklaratat e opozitës, pasi në këtë 100 vjetor nderohet Vlora dhe çdo pjesë e territoreve shqiptare.
“Vlora është përfshirë në protokollin kryesor të festimeve në mënyrën më të fuqishme. Deklaratat primitive s’kanë lidhje me realitetin. Përmendorja e Ismail Qemalit po vendoset në Tiranë, aty ku duhej të ishte vendosur. Ky nuk është nënvlerësim, por vlerësim. Por lartësimi i Isamil Qemalit nuk mund të bëhet duke ulur figurat e tjera. Enver Hoxha ia burgosi djalin dhe ia degdisi familjen Ismail Qemalit. Enver Hoxha vendosi bustin e tij dhe të Stalinit e Leninit në Tiranë. Mediat të studiojë me objektivitet deklaratat. Ky është një festim që bëhet. Vlora ka pjesën e luanit por kryeqendra është dhe do të mbetet kryeqendra”- theksoi kryeministri.