Prej tri javesh ka nisur per Mauzoleumin Mbreteror

Prej tri javesh, në zonën e njohur si Kodra e Gështenjave ka nisur puna për atë që do të njihet si Mauzoleumi i Familjes Mbretërore Shqiptare. Projekti që po ndiqet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, bazohet në origjinalin e vitit 1934 krijuar nga Qemal Butka, enkas për varrin e Sadije Toptanit, nënës së Ahmet Zogut, njohur ndryshe si Nëna Mbretëreshë. Sipas arkitektit Luciano Bojaxhi, rindërtimi i kompleksit të varrezave po bëhet bazuar në projektin e mëparshëm.
Ky mazoleum pritet të përfundojë me ardhjen e eshtrave të Zogut në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit. Bojaxhi thote së po bëjmë të pamundërën që projekti te përfundojë brenda afateve.
Varri i Nënës Mbretëreshë, eshtrat e të ciles ndodhen pikërisht këtu në këtë vend, ku punëtoret po kryejnë sot punimet, u hodh në erë nga komunistët në vitin 1944. Ai u la i rrënuar, jo vetëm gjatë periudhës së diktaturës, por edhe ditët e sotme, deri në marrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për rivlerësim te figurës se Zogut. Kostoja e tij është 20 milionë e 800 mijë lekë.