E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në ‘FB’: Lulgjuraj, Sejko e Dani vërtetuan se shqiptarët kanë talent e kurajë

TIRANË - Megjithëse përfaqësuesit e këngës shqiptare në Eurosong, Lulgjuraj, Sejko nuk arritën të kalonin për në fazën finale, ata bënë një paraqitje të mirë duke ndezur skenën e Eurosong në Malmo. I këtij mendimi ka qenë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cikli ka komentuar në ‘Facebook’ këtë paraqitje të Shqipërisë, duke e cilësuar si të shkëlqyer.

Kryeministri ka vlerësuar edhe paraqitjen e Elhaida Danit në ‘The Voice of Italy’, e cila kaloi në fazën gjysmëfinale.

‘Të dashur miq, grupi ynë me Lulgjurajn dhe Sejkon në Eurosong, performoi shkëlqyeshëm në Malmo si dhe Elhaida Dani triumfoi sërish në ‘The Voice of Italy’. Dy momente vërtetë për tu shijuar e për të kuptuar se shqiptarët kanë talent e kurajo për të ecur përpara në çdo skenë. Të gjithë së bashku le të urojmë përzemërsisht suksese të mëtejshme për Lulgjurajn, Sejkon e Danin’, përfundon mesazhin kryeministri Berisha në ‘Facebook’.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›