E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida Dani gjysmëfinalistja e parë e The Voice of Italy (FOTO/VIDEO)

elhaidaItali- Këngëtarja shqiptare nga Shkodra, Elhaida Dani ka arritur të depërtojë në zemrat e italianëve në ‘The Voice of Italy’ 2013, të cilët me votat e tyre e kanë çuar 19-vjeçaren sonte direkt në natën gjysmë finale.

Dani ka konkuruar sonte me ‘Adagio’, një këngë e vështirë në përfundim të së cilës, Dani ka shpërthyer në lot nga emocionet që ajo merr dhe jep pafund çdo të enjte.

Këngëtarja Rafaela Carra pas interpretimit tha se, Elhaida ka thyer sonte me mijëra llamba në shtëpitë e publikut italian, ndërsa Coccinante që e ka në grupin e tij Danin nuk e ka kursyer mallëngjimin.

elhaida-kryesore

Nga e enjtja në të  enjtje, Dani ka arritur të sigurojë dashurinë dhe mbështetjen edhe të trajnerëve të tjerë, jo vetëm të publikut italian, i cili pritet që t’i sigurojë Elhaidës, pse jo një fitore në finalen e ‘The Voice of Italy” 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›