E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, polica operacion të gjerë për kapjen e shqiptarit Klement Cala

GREQI - Forcat greke të policisë kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për kapjen e shqiptarit Klement Cala, i cili është një ndër personat e arratisur para disa kohësh nga burgu i Trikalas.

Policia greke ra në gjurmët e 41-vjeçarit, Cala para pak orësh, si autorë i grabitjes së një shume të madhe parash në bankën kombëtare në Larisa.

Sipas policisë Cala e ka kryer grabitjen së bashku me një person tjetër të paidentifikuar. Dy personat kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe pistoletë në momentin e grabitjes së bankës.

Policia greke ka ngritur me dhjetëra postblloqe për arrestimin e shqiptarit, gjithashtu në operacion është përfshirë edhe një helikopter.
(ar/ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›