Berisha në Çorovodë: Rama të kërkojë falje për fyerjet e origjinës së aleatit
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Çorovodë, kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Beratit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i kërkoi Metës të sjellë aleatin e tij në Skrapar për t`i kërkuar ndjesë skrapalinjve ndaj akuzave të bëra rreth origjinës së tij.
“Unë flas lirshëm nuk jam rritur rreth Tomorrit por jam rritur rreth Shkëlzenit. Prandaj duhet ti kërkoni Ilir Metës një gjë, ta sjellë këtu Ramën dhe t`ju kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit. Po nuk e bëri këtë asnjë votë. Votoni për veten tuaj. Askush në botë s`ka të drejtë t`ju fyej ju kolektivisht. Ju keni një histori me të cilën krenoheni dhe do të krenoheni gjithnjë. Pasi ju s`keni kursyer asgjë për mbrojtjen e kësaj toke. Prandaj ai zotëria që shëtit me autobuzin mavi të vijw këtu dhe të kërkoj falje për origjinën e tij skrapali për aleatin e tij të sotëm. Për të tjerat nuk kam asnjë dyshim se jeni njerëz të mençur dhe ai që përpiqet tu shesë shqiptarëve sapunin për djathë është i falimentuar, qytetarët e kanë braktisur, i ka sheshet bosh tha Berisha.