Rama: Pas tetë vitesh pushtet Berisha premton ende ujin e pijshëm
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim me banorë të qytetit të Lezhës. Teksa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për përmbytjet në këtë zonë, Rama tha se 23 qershori është dita kur shqiptarët do të vendosin për të ardhmen e vendit.
Deklarata
Këto zgjedhje janë zgjedhje për të përcaktuar me votë çfarë do të ndodhi me Shqipërinë. Do vazhdoni me përmbytje, pa ujë të pijshëm. Kush nuk e bëri 8 vjet nuk ka shans ta bëjë 4 vjet të tjera. Prandaj është bërë demokracia, prandaj është bërë vota. Vota është për të marrë në punë qeverinë, jo për të mbajtur në punë njerëzit kot. Me teorinë ky është i joni se është nga veriu. Kjo ska lidhje fare. Duhen bërë zgjedhje me mend në kokë për të parë çfarë do mund të ndryshoj unë me votën time, tha Rama. Kreu i PS-së e quajti një turp premtimin për ujin e pijshëm duke shtuar se kjo është një çështje që duhej zgjidhur kohë më parë. Në këtë fushatë unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm se më vjen turp. Sa herë ka fushatë, do tju japim ujë për të pirë dhe ujë ska. 8 vjet në pushtet, të kisha qenë në vendin e tij do kisha ik, meqenëse nuk ju solla dot ujë nuk e meritoj. Për çështjen e ujit të pijshëm do të angazhohemi ditë-natë që çdo shtëpi e këtij vendi të ketë ujë për të pirë dhe për tu larë. Kjo e ndan qytetërimin nga mesjeta. Kjo e ndan qytetërimin me shtet nga një popull pa shtet, u shpreh Rama. Në vijim, Rama tha se premtimet e PS-së janë reale dhe jo përralla si ato që tregon alternativa tjetër. Por çfarë diskutimesh bëjmë ne, nëse A-ja nuk eksiton. Pa dashur që të tregojmë përralla këtu. Se ju e dini kush i tregon përrallat. Mjafton të hapni televizorin keni gjyshin me antiplumb. Përralla nuk tregojmë. Kushdo që vazhdon ta mbajë pushtetin në qafë e ka të thjeshtë votën për Saliun. Kush do qeverinë në krah, nuk duhet të shohë fare teserën e partisë, por të votojë Partinë Socialiste, deklaroi Edi Rama.
Qytetari i kujton Gjovalin Kadelin, Rama:
Na humbi rrugës, u bashkua me vrasësit
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Lezhës, lideri i opozitës është ndeshur me një qytetar i cili i përmendi gabimisht Gjovalin Kadelin, ish-deputetin e PS-së. Qytetari mori mikrofonin dhe e nisi fjalën kështu: Përshëndetje Z. Rama, përshëndetje Z. Gjovalin Kadeli. Por menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Rama i cili i tha qytetarit se je i painformuar, ndërsa shtoi se Kadeli na humbi rrugës. Pas këtij episodi qytetari i ka kërkuar falje Ramës, ndërsa pyetja që ai i bëri Ramës kishte të bënte me ngjarjet e 21 Janarit, duke deklaruar se ai ishte pjesë e asaj proteste. Nga ana e tij, Rama e nisi përgjigjen duke ju referuar sërish deputetit të larguar, Kadeli. Gjovalin Kadeli duhet të ishte në krahun e të vrarëve, por shkoi në krah të vrasësve, tha Rama.
Rama: Vija bregdetare është dëmtuar,
do ngremë Agjencinë Bregdetare
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në një nga plazhet e Lezhës. Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së konfirmoi edhe një herë ngritjen e Agjencisë Bregdetare, ndërsa shtoi se vija bregdetare është e dëmtuar për shkak të copëtimit që u bë me pronat. Në Shqipëri, vija bregdetare është dëmtuar, nga copëtimi që u bë me pronat. Ne kemi në program ngritjen e një agjencie që do quhet Agjencia Bregdetare e Detit, e cila do ketë të gjithë fuqinë institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare. Jam i bindur se me ngritjen e Agjencisë Bregdetare të Detit do zbardhim jo vetëm procesin e kthimit dhe të kompensimit, por dhe të vërtetën e arkivave origjinale ku është bërë një batërdi. Por ne do të disponojmë kopjen e paprekur të tyre dhe do vendosim rend e qetësi për gjithë njerëzit që kanë lidhje direkt me këtë, tha Rama.
Muaji i fëmijëve jetim, Erjon Veliaj
mbështet nismën e Kryqit të Kuq
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në qendrën për ndihmesën e fëmijëve jetim dhe të varfër në qytetin e Gjirokastrës. Nuk jam këtu si kandidat për deputet, nuk kërkoj votën tuaj, unë thjesht jam një si ju dhe e di shumë mirë çdo të thotë të rritesh në mungesë të njërit prej prindërve. Sapo dëgjova për nismën e Kryqit të Kuq në Gjirokastër për muajin e fëmijëve jetim dhe në vështirësi ekonomike, mblodha të gjithë stafin dhe u nisëm drejt jush. Nuk është e lehtë të rritesh në mungesë të prindërit dhe në vështirësi të tilla ekonomike, prandaj ne sot jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë sado modeste. Një fëmijëri e vështire na mëson të jemi më të fortë përballë problemeve dhe sfidave të jetës dhe na forcon më shumë për të luftuar për një të ardhme më të mirë, deklaroi Veliaj