E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne qeveri Asnje mjet i administrates per fushate

Në mbledhjen e qeverisë, pasditen e sotme kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar të gjithë punonjësit e administratës publike se me afrimin e orës së fushatës elektorale duhet të hyjë në fuqi urdhri që asnjë punonjës i administratës publike nuk do të përdorë mjetet publike për të bërë fushatë elektorale.

Afrimi i orës së fushatës elektorale nuk do thotë ulje e ritmeve të punës së qeverisë. I vetmi ndryshim që njoftoi kryeministri Sali Berisha i ndikuar nga axhenda elektorale do të jetë vetëm orari i mbedhjeve të qeverisë.

Kryeministri Sali Berisha nw mbledhjen e qeverisë e nis me shprehjen e mirënjohjes për Emiratet e Bashkuara për shpejtësinë që proceduan për dhënien e kredisë së butë për ndërtimin e bulevardit të Tiranës.

Shuma prej 64 milionë dollarë do të shkojnë për sistemimin e lumit të Tiranës dhe jetësimin e planit urbanistik të Tiranës, çka do të bëjë të mundur shtimin e hapësirave të gjelbëra në kryeqytet.

Berisha theksoi se motorat e ekonomisë shqiptare po funksionojnë që të marrin energji të reja edhe pse ky është një vit elektoral. Reformat ekonomike kanë qenë dhe janë mbrojtëse sipas shefit të qeverisë.

Berisha garantoi se do të mbajë fjalën për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Dhe kjo nuk ndodh për efekt elektoral, por kjo është një politikë konstante.

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri njoftoi edhe pranimin e Shqipërisë në inisiativën e transparencës së industrive nxjerrëse, një inisiativë kjo e ish kryemisitrit britanik Toni Bler.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›