E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu thirrje PS-se per tre ligjet e integrimit

Përmes ministres së Integrimit, mazhoranca i bëri thirrje kryetarit të PS-së që të lërë grupin parlamentar të votojë tre ligjet e integrimit, të bllokuar sipas saj prej 208 ditësh për shkak të interesave personale të Edi Ramës. Majlinda Bregu tha se as taktikat e Ilir Metës nuk mund ta shpëtojnë Ramën nga kjo damkë turpi.

Bregu tha gjithashtu se kryeministri Sali Berisha është shprehur që maxhoranca ka qenë dhe është gati të mblidhet në çdo kohë dhe orë, për të votuar 3 ligjet, pasi integrimi është prioritet i yni, theksoi ajo.
Ajo akuzoi Ramën se e vetmja gjë që di të bëjë mirë është të kujdeset për karrigen e PS-së, të cilën nuk do ta ketë më pas 23 qershorit vijoi ministrja, ndërsa akuzoi kreun sociliast edhe për përfshirje në listat e kandidatëve për deputetë klientelën e tij mafioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›