E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan Berisha Jemi te gatshem te votojme tre ligjet ne Kuvend

Kryeministri Berisha udhëtoi sot drejt qytetit të Elbasanit me një axhendë të ngjeshur takimesh. 

Konkretisht, kreu i qeverisë ishte pjesë e inaugurimit të shkollës në  Fushëmbret, më pas në përurimin e bibliotekës universitare në qytetin e Elbasanit, duke u ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Elbasanit. Por duke u nisur pikërisht në rëndësinë e kësaj dite qe i është dhe Dita e Eropës, Kryeministri nuk mund të mos i kushtonte rëndësi procesit të integrimit të vendit në Europë. “Sot ditë e madhe, dita e Evropës. Ne kemi disa pasaporta në xhep por jo atë të statusit prej të cilës studentët do te përfitonin shume. Por ky moment bllokimi nuk duhet të na dekurajojë. Jemi gati ti votojme qe neser në Kuvend. Për ne referendumi është një masë in ekstremis.  Nëse opozita beri dem të pariparueshem, por vendos te votojë ne jemi gati të votojmë”, u shpreh Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›