E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani Rikthimi i LSI-se do hapte plage te vjetra ne PS

Ish-deputeti Andis Harasani, në një intervistë për agjencinë e lajmeve on-line studimepolitike.com, konsideron si të garantuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit, në bashkëpunim me Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, lidhje e tillë për Harasanin do risillte në vëmendje inate të vjetra.

“Në politikë nuk ka asnjë gjë të pamundur, ndaj e shoh të mundshëm një bashkëpunim mes këtyre dy partive. Por nga ana tjetër, shoh probleme morale në një koalicion të tillë të mundshëm. Rikthimi i LSI-së në aleancë me PS-në do të rihapte shumë plagë të vjetra në PS, të cilat sot dhembin ende. Në rradhë të parë, këto plagë i ka vuajtur elektorati socialist dhe për të respektuar këtë vuajtje, PS e Rama janë të destinuar të fitojnë në zgjedhjet e vitit 2013 edhe pa LSI-në”

Harasani, në analizën e tij sheh një dallim të madh mes ish-liderit soaicliat Fatos Nano dhe drejtuesit actual Edi Rama.

“Eshtë një analizë, që do të duhej të nisej që nga personaliteti i ndryshëm i të dyve. Nano është tipiku i politikanit liberal, një menaxher që merret e fokusohet me strategjinë e lëvizjeve në përgjithësi, duke lënë pas dore detajet, kurse Rama është natyrë shumë më e kontrolluar dhe që shpenzon shumë kohë në mikromenaxhim”

Harasani konsideron se Lëvizja për Mendimin Ndryshe, për aq kohë sa zgjati, nuk lindi për qëllime dhe përfitime personale.

“LMN ishte një projekt i guximshëm, vetësakrifikues dhe emancipues për politikën shpesh kuadratike shqiptare. Sa për Nanon nuk ka asnjë arsye të mendohet se na la në baltë, sepse ai nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj lëvizjeje. Kurse për Blushin kam vetëm një koment: çdokush është vetë përgjegjës për vendimet që merr dhe përfitimet apo humbjet për shkak të tyre”

Andis Harasani, pavarësisht se nuk është më përfaqësues i opozitës në Kuved, thoitë se nuk është tërhequr nga politika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›