E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne shtepine e Metes

Kryeministri, Sali Berisha ka vizituar sonte në mbrëmje në shtëpinë e tij kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Shefi i qeverisë ka vizituar aleatin e tij kryesor në qeveri në banesën në qendër të bllokut këtu në Tiranë.

Berisha ka qëndruar gjatë në shtëpinë e Metës. Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festat, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërimit të viteve kanë kaluar. Por ajo që mund të thuhet është ky takim i kryeministrit Berisha me kreun e LSI-së, Meta në shtëpinë e këtij të fundit, vjen vetëm katër ditë para se Gjykata e Lartë të shpallë vendimin për gjyqin ndaj Metës.
 
Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Po në atë seancë avokatët e Metës iu kundërvunë paditësit, Dritan Priftit.

Ndërkohë këto ditë Meta ka lëshuar akuza ndaj Priftit dhe po ashtu ky i fundit i është përgjigjur me akuza kreut të LSI-së.

Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor të zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos.  

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›