E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Austria: Zgjidhja të bëhet sipas Kushtetutës

Këtë deklaratë kreu i Qeverisë e bëri në takimin me kancelarin e Austrisë, Verner Faiman, gjatë vizitës në Salzburg në kuadër të takimit informal të kryeministrave të Evropës Juglindore . Zyra e shtypit e kryeministrisë bën me dije se Berisha mori mbështetje nga kryetari i Qeverisë austriake, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Pata një takim shumë të mirë me kancelarin. Diskutuam gjerësisht marrëdhëniet dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe mora mbështetjen e tij të plotë”, pohoi kryeministri.
Gjatë qëndrimit në Salzburg, shefi i ekzekutivit zhvilloi takime dypalëshe me homologët e Malit të Zi, Milo Dukanoviç, të Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Mikael Shpindeleger.

Berisha e informoi homologun malazez për situatën ekonomike në Shqipëri, e cila sipas tij vazhdon të jetë entuziaste. “Shqipëria, ashtu si një vit më parë kur ishte një ndër dy vendet me rritje ekonomike në Evropë, edhe këtë vit ka rritje ekonomike, e cila do të jetë edhe më e madhe”, tha kryeministri. Ai shtoi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend i favorshëm për investitorët e huaj, të cilët nuk e kanë ndalur interesin për të zhvilluar projektet e tyre në këtë vend.

Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolas Gruevski, u vlerësua niveli shumë i mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Të dy kryeministrat mbështetën vazhdimin e bashkëpunimit në projektet konkrete midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, në mënyrë që ato të shndërrohen sa më parë në realitet.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Austrisë, Mikael Shpindeleger, i ofroi gjatë takimit dypalësh kryeministrit Berisha gjithë mbështetjen e vendit të tij për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›