E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili: 33 minatorët e bllokuar, të hënën nis shpëtimi

Lajmi u publikua sot nga AFP, e cila i referohet inxhinierit që bashkërendon punimet, Andre Sugarret. “Një aparaturë gjigande shpimi e ideuar nga autralianët, “Strata 950”, është duke u vendosur në vend dhe parashikojmë të fillojmë punën me këtë makineri nesër (të hënën) në mëngjes”, deklaroi ai.

Inxhinieri kilian shtoi se “rruga që do të hapet deri tek xhepi i nëndheshëm ku ndodhen minatorët do të zbresë 702 metra në linjën e djathtë” dhe konfirmoi se “shpimi do të zgjasë tre deri katër muaj”. Minatorët e bllokuar kanë në dispozicion ajër të pastër, të pa toksikuar si dhe burime uji.

Pusi, me gjerësi 66 centimetra, do të bëjë të mudur daljen një e nga një të 33 minatorëve të bllokuar që prej 23 ditësh pas një shembjeje që ndodhi më 5 gusht në minierën e arit dhe të bakrit të San Diegos, 800 kilometra nga kryeqyteti Santiago.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›