Berisha nga Berati thirrje Rames Te votojme 3 ligjet per endrren e femijeve
Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë nga qarku i Beratit thirrjen drejtuar kryesocialisti Edi Rama për të votuar 3 ligjet e integrimit për hir të ëndrrës së fëmijëve dhe punës së burrave e grave shqiptarë.
“Në emër tuaj do t’i drejtoj një thirrje kreut të PS-së ky 100 vjetor në të cilin Shqipëria vjen e lirë, kombi vjen i lirë, të votojmë ligjet në parlament, të votojmë për hir të këtyre fëmijëve për ëndrrën e tyre, për punën e këtyre burrave e grave. Mos mendo se duke përdorur forcën e të shkuarës do të shpërblehesh në qershor. Mos mendo se do të mund t’i gënjesh për hir të Gramoz Ruçit e Vangjel Ndrekos. Hajde t’i votojmë ato 3 ligje”- apeloi sërish kreu i qeverisë.
Ai u shpreh i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 2013 dhe tha se ajo lexohet në sytë e çdo shqiptari.
“Ne po ecim drejt zgjedhjeve, drejt fitores së thellë. Fitore të cilën e lexon në sytë e çdo qytetari shqiptar”- vijoi më tej kryeministri.
Berisha ka sulmuar kreun e opozitës edhe për deklaratat e tij për ekonominë, për të cilën Berisha tha se rritja ekonomike do të vijojë falë reformave ekonomike të qeverisë që ai drejton. Ndërkaq ai iu përgjgj edhe akuzave të opozitës për sistemin arsimor shqiptar.
“Atyre që derdhin lotë krokodili për ekonominë u them se bëheni naiv dhe nihilist. Rritja ekonomike nuk është e qeverisë por është vepër e juaja të dashur banorë. Ajo qëndron në lumenjtë e djersës me të cilën ju punoni. Kjo rritje ndodh dhe do të ndodhë, sepse reformat ekonomike të kësaj qeverise e mbrojtën shqipërinë nga kriza. Ishin këto reforma që bënë të mundur që bizneset në qarkun e Beratit të mbi dyfishohen. Kreu i PS-së deklaronte se arsimi shqiptar është antikombëtar. Ne i deklarojmë se arsimi është kryekëput kombëtar, por mentaliteti yt është ai i Kolekëve”- vijoi ai.
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar mëngjesin e sotëm rrugën Vrijon- Qereshenik në qarkun e Beratit. Në fjalën e tij kryeministri u premtoi banorëve se në të katër anët e këtij qarku do asfaltojmë çdo metër rrugë.
“Ju jap fjalën se nëse gjatë këtyre viteve kemi asfaltuar mbi 400 metër rrugë gjatë viteve q ëdo të vijnë do të asfaltojmë çdo km rrugë aty ku banojnë qytetarët e këtij qarku”-premtoi shefi i qeverisë.