PS refuzon oferten politike per Fierin
Edhe pse pranon se ndan të njëjtën përgjegjësi me qeverinë për proceset integruese, sërish Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj bllokues për çështjen e qarkut të Fierit. Gjatë komunkimit me median, deputeti socialist dhe kryetari komisionit parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati thotë se opozita nuk e pranon ofertën politike të përsëritur të kryeministrit Berisha për mocion ndaj këshilltarëve të qarkut Fier dhe kërkon zbatimin e vendimit të gjykatave mbi këtë çështje.
Seanca e ardhshme konsiderohet si afati i fundit për politikën shqiptare në mënyrë që komisioni europian të plotësoj procedurën e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë, ndërsa forcat politike në vend duken gjithnjë e më larg arritjes së një konsensusi për miratimin e 3 ligjeve me shumicë të cilësuar.