E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesues te PD-se takim me tregtaret e Don Boskos

Biznesi i vogël është ai që siguron të ardhurat për shumicën e familjeve shqiptare. Taksat ndaj tyre sot janë shndërruar në një temë debate midis pozitës dhe opozitës.

Kreu i PS-së Edi Rama pretendon të heqë taksat për këtë biznes, ndërsa mazhoranca ka ndjekur politikën e përgjysmimit të shumicës dhe heqjes së disa të tjerave.

Por tregtarët janë ata që përballen çdo ditë me realitetin.

Përfaqësuesit e mazhorancës këtë herë janë takuar me tregtarë të njësisë bashkiake nr. 9 për të mundësuar një adresim më të mirë të problemeve të tyre.

Këto bashkëbisedime do të vazhdojnë edhe në njësitë e tjera të kryeqytetit, me qëllim njohjen e shqetësimeve të tregtarëve dhe zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›