Berisha nga Gramshi Synojme 250 mije vende pune ne 4 vitet e ardhshme
“Synojmë 250 mijë vende punë në 4 vitet e ardhshme” Ka qenë kry premtimi i kreut të qeverisë Sali Berisha gjatë përurimit të segmentit rrugor Gramsh-Kodovjat. Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se nga ky investim që do t’i shërbejë edhe ndërtimit të HEC-it përfitojnë 13 mijë banorë të komunave Kodovjat dhe Pishaj.
Ai garantoi se qeveria mbështet dhe do të mbështesë Gramshin për t'u bërë një qendër energjetike e agroturistike, duke përmendur investimet e kryera në këtë zonë.
“Investime 8 herë më shumë se PS. Në Gramsh janë subvencionuar mbi 500 fermerë ose 400 ha me ullinj, bajame, vreshta, blegtori dhe drurë frutorë.Do ndërtojmë rrugën Shën Mëriz-Skenderbegas. Po projektohet pjesa tjetër e rrugës që lidh Gramshin me Skraparin”- theksoi ai.
Rruga me gjatësi 13,4 km, gjerësi 5 – 6 m dhe vlerë 490 milionë lekë do të ketë parametra bashkëkohore e siguri të plotë dhe do të krijoje kushte normale transporti, duke lehtësuar lidhjen me shërbimet arsimore, shëndetësore, dhe tregjet bujqësore.