E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet të digjet interneti ku u pa për herë të fundit, Julian Çela

Të tjera rreth shkrimit S'ka prova për vrasjen e Julianit Berisha: Ndëshkim deri në sterilizim PS: Drejtësia vepron tepër vonë TIRANE - Qendra e internetit ku është parë për herë të fundit të dilte 11-vjeçari Julian Çela, për të cilin pedofili Ardian Prrenjasi rrëfeu se e ka vrarë më 30 nëntor, të njëjtën ditë kur ai pretendon se e ka rrëmbyer, është tentuar t'i vihet flaka. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasi Ardian Prrenjasi pranoi se kishte vrarë vogëlushin 11 vjeçar.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në zonën e Laprakës, aty ku jetonte Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela.

Gjatë një interviste dhënë për televizioni A1 REPORT! disa ditë pas zhdukjes së Julianit (30 nëntor) pronarja e internetit pat deklaruar se kishte parë dikë ta thërriste vogëlushin, por nuk kishte mundur ta identifikonte atë.

Momentalisht ende nuk konfirmohet nëse ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zhdukjen e vogëlushit apo jo, pasi ende nuk dihen autorët, ndërsa pronarët e qendrës së internetit deklarojnë se nuk kanë konflikt me askënd.

Ndërkaq sot nuk janë zhvilluar kërkime në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, aty ku Prenjasi tha se kishte hedhur trupin e Julianit pasi e kishte mbështjellë me batanije. Shkak është moti me shi i cili vështirëson  kërkimet.

SHIU NDERPRET KERKIMET PER TRUPIN E VOGELUSHIT NE SHARRE
Kërkimet e specializuara për gjetjen e trupit të të miturit Julian Çela ishin planifikuar të rinisin sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë por nuk kanë nisur për shkak të reshjeve të shiut.Deri tani gjithçka ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë.

Prej orës 16:00 të pasdites së djeshme janë ndërprerë kërkimet. Ndërkohë që djali i tezes i pyetur nga gazetari i TV A1 REPORT Arsen Rusta informon se shpresat e familjes për të gjetur trupin e Julianit kanë nisur të humben dhe duan leje të nisin vetë kërkimet.

“Për momentin nuk ka asnjë lloj kërkimi, asnjë lloj gërmimi. Janë ndërprerë, që dje në orën katër dhe vazhdon ende ndërprerja deri sot që është ora 11” – kështu është shprehur për gazetarët i afërmi i vogëlushit të vrarë Julian Çela. Ai pohon se nëse shteti nuk do të bëjë gjë ata si familje do të nisin kërkimet

Interesimi i familjarëve gjatë ditës së djeshme ka qënë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Një ditë më parë Ardjan Prrenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përdhunimit të një të mituri.

Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11 vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera. Pedofili Ardian Prrenjasi momentalisht akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin A.C. Ai ka dalë dje para togave të zeza ku mori “arrest me burg”, ndërkohë që nuk i është ngritur ende akuza për vrasjen e Julian Çelës, pasi ndonëse ai vetë e ka pranuar në dëshminë e tij në polici nuk ka ende prova shkencore për ta vërtetuar.

Redaksia online
(gre.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›