E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier Vjosa devijon shtratin ne rrezik shembjeje shtylla e tensionit te larte

Vjosa po shemb edhe shtyllën e tensionit të lartë.

Pasi lumi ka gërryer toka të tëra, i është afruar vetëm me një metër shtyllës së tensionit të lartë.

Pranë urës së Mifolit ka shkuar edhe kreu i emergjencave civile, Alfred Olli.
Ai premtoi nderhyrje emergjente per te penguar gerryrjet, por edhe te mos mungojne energjia elektrike.

Për zgjidhje me afatgjatë kërkohet një investim serioz.

E kërcënuar është edhe godina e kultivimit të fidanëve të drurëve frutorë.

Me heret Semani rrezikoi të çajë argjinaturën. Ndërhyrja e bordit të kullimit shmangu përmbytjet e fshatrave të Topojës.

Nderhyrja për emergjence nuk zgjidh problemin.

Specialistët thonë se ky fenomen natyror kërkon investim seriozi të ndalet.

Vitin e kaluar Ministria e Bujqësisë realizoi ndërtimin e 3 paletave prej betoni në fshatin Varibop.

Shumë sipërfaqe toke shpëtuan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›