Fleta e votimit, PS e 29-ta, PD e 43-ta (por shorti shkakton debat në KQZ)
Renditja e forcave politike në fletët e votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit ka shkaktuar debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Mënyra se si do të përcaktohej përzgjedhja e forcave politike ka shkaktuar debate mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së, ka kërkuar që procedura ti referohej Kodit Zgjedhor, çka do të thotë që për miratimin si akt normativ duheshin pesë vota të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Gjonçajt, procedurat e hedhjes së shortit nuk mund të miratohen me katër vota dhe ka kërkuar që shorti të hidhet sipas rregullave të Kodit Zgjedhor.
Por përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ kanë vlerësuar se për këtë procedurë duhej vetëm një akt i thjeshtë, që mund të miratohej me 4 vota, pasi bëhej fjalë vetëm për procedurat e këtyre zgjedhjeve.
Vera Shtjefni, por dhe Njazi Kosovrasti, e kanë cilësuar votimin si një akt të thjeshtë, që mund të kalohej në votim dhe me pjesëmarrjen e katër anëtarëve në KQZ-së.
Përcaktimin me akt të thjeshtë e jep vetë Kodi Zgjedhor dhe ky është rast tipik me natyrën individuale, pra jo normativ për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve në fletës, tha Shtjefni.
Kaq ka mjaftuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendosë që renditja e forcave politike në fletën e votimit të vendoset pas hedhjes së shortit.
Nga shorti mesohet se Partia Socialiste do të mbajë numrin 29 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike numrin 43.
Renditja e subjekteve në fletën e votimit për zgjedhjet e 23 qershorit:
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres
Partia Popullore Kristian Demokrate
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane
Koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim
Aleanca Kuq e Zi
Fryma e Re Demokratike