E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha nga Tropoja: Rama armiku dhe racisti më i egër i veriorëve, mos ia jepni votën

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

Berisha u bëri thirrje banorëve se asnjë verior nuk duhet t’i jap votën Ramës, pasi kanë parë në gjithë këto vite tek ai “armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur”

 “Tropoja dhe Veriu pas Car Dushanit dhe Enver Hoxhës kanë tek Edi Rama armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Bërtiste në zyrën e tij si i shfazuar se na vjen Gjoni apo Marku nga mali dhe na pushton këtu 50 apo 100 ha. Gjoni që kishte hektarë në bregdet ishte stërnipi i Marko Boçarit.

Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota dhe përfaqësuesve të tij. Ua them socialistëve të Tropojës se unë kam respekt për ta, për qëndrimin e tyre në opozitë, por nuk i jepet vota atij që thotë se e kam si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin”, tha Berisha.

Duke komentuar miqësinë e Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Berisha tha se Rama qëndron krah një personi që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Nuk i jepet vota atij që e ka për nder miqësinë me Vuçiçin, njeriun që ka të regjistruar gjenocid kundër shqiptarëve. Nuk i jepet vota Edi Ramës që i bën thirrje BE-së se Shqipëria në BE pa Serbinë nuk ka kuptim. BE do donte 10 herë të anëtarësonte Serbinë, por e mban peng Vuçiçi dhe nacionalizmi serb. Ky është vasal i Vuçiç”, tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të kthehen nga emigrimi dhe më 14 maj të votojnë kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

“14 maji duhet të jetë fundi i tij. Pas vendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë në një afat shumë të shkurtër Edi Rama do t’i thotë mirupafshim pushtetit dhe jo vetëm kaq. Ose do të shkojë te Mc Gonigal në Uashington, ose atje ku e kanë vendin kriminelët elektoralë, atje ku e kanë vendin ata që u kanë vjedhur qindra miliona euro shqiptarëve”, deklaroi Berisha. Ai iu bëri thirrje qytetarëve në emigrim të kthehen për të votuar për ndryshimin më 14 maj”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›