Berisha ngeli duke i rënë ziles së bursës njujorkeze
Edhe këtë vit, njësoj si dy vite më parë, kulmi i vizitës së kryeministrit Sali Berisha do jetë kur ai të mbyllë bursën e Nju Jorkut, NASDAQ. Meqë kompanitë që lobojnë për të, dhe që marrin shuma të majme, nuk i sigurojnë dot një takim me zyrtarë të lartë përveç ndonjë ndihmësekretari, ia mbushin mendjen se po ti biesh ziles që lajmëron mbylljen e bursës së Nju Jorkut, është një gjë e mirë. Në vitin 2009 Berisha i ra kësaj zile, do i bjerë edhe tani. Mirë që i bie zileve për të mbyllur punën, se nëse do lajmëronte hapjen, do u shkonte ters. Nuk u ka shkuar dhe aq mirë në fakt.