Kompania e Gjirit të Lalzit sponsorizon Berishën në SHBA

Projekti per kompleksin tek Gjiri i Lalzit
Ndërsa kryeministri Sali Berisha ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, po zbardhen edhe sponsorët e aktiviteteve që do zhvillojë ai atje. Përveçse do marrë pjesë në një darkë të organizuar nga presidenti amerikan, Barak Obama për të gjithë pjesëmarrësit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku do ketë mundësi të bëjë ndonjë foto, Berisha do jetë i pranishëm edhe në mbylljen e bursës së Nju Jorkut si dhe ka marrë pjesë në një forum investimesh shqiptaro- amerikan. Ky forum është sponsorizuar nga kompania Lalzit Bay Resort And Spa, siç njoftohet edhe në faqen zyrtare të saj në internet http://www.lalzitbay.com/albania/lalzit-bay-sponsors-us-investment-forum/. Kompania në fjalë do ndërtojë një hotel në Gjirin e Lalzit. Ajo njihet për lidhje të ngushta me vajzën e Berishës dhe biznesmenë të oborrit të tij.