E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpritet interneti global – Shërbime në motorët e kërkimit u bllokuan për shkak të problemeve të Cloudflare

Interneti pati këtë të martë ndërprerje në shkallë globale për shkak të një problemi tek Cloudflare, kompania që menaxhon shumë shërbime dhe faqe të njohura.

Në Shqipëri dhe në vende të tjera përdoruesit raportuan për vështirësi në hyrjen në aplikacione të njohura dhe uebsajte, duke ngjallur shqetësime. Kompania tha se një rritje e pazakontë e trafikut shkaktoi dështime në rrjet. Disa pjesë të shërbimeve filluan të rikuperohen pas disa orësh, por gabimet vijuan përsëri të ishin të dukshme në motorët e kërkimit.

Shumë përdorues panë mesazhe “500 error” kur përpiqeshin të hynin në faqet e tyre. Ndërprerja preku edhe panelet për menaxhim dhe API-të e Cloudflare. Kompania tha se po punon intensivisht për rikthimin e plotë të shërbimeve dhe po heton shkakun e problemit.

Ndërprerja vjen pas disa incidenteve të ngjashme tek shërbime të mëdha cloud, duke treguar brishtësinë e rrjetit global. Cloudflare premtoi të japë informacion të mëtejshëm sapo të zbulohet shkaku i plotë.

Incidenti thonë ekspertët është një paralajmërim për të gjithë se sa i ndërlikuar dhe i varur është interneti që përdorim çdo ditë dhe  tregon për varësinë e madhe të internetit nga disa kompani infrastrukturore.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›