E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushëllon Obamën: Mesazhet e Holbrooke do të mbeten të gjalla për shqiptarët

Tiranë , 14 dhjetor, NOA – Një ditë pas ndarjes nga jeta në moshë n 69 vjeçare të ambasadorit dhe personalitetit amerikan, të cilit i atribuohet edhe një pjesë e kontributit pë r lirinë dhe shpalljen e pavarë sisë së Kosovë s, Richard Holbrooke, Kryeministri Sali Berisha i dë rgoi sot një  mesazh ngushë llimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikë s, Barack Obama. “I dashur zoti President, ndarja nga jeta e të dë rguarit Tuaj të posaçë m në Afganistan dhe Pakistan, diplomatit të shquar amerikan, por edhe mikut të çmuar të Shqipë risë e të kombit shqiptar, Ambasadorit Richard Holbrooke, ishte një lajm shumë i hidhur, jo vetë m pë r bashkë shorten dhe familjen e tij, pë r Ju, pë r qeverinë Tuaj dhe kombin amerikan, por edhe pë r të gjithë miqtë e tij të shumtë , anembanë botë s”, e nis mesazhin e tij të ngushë llimit kryeministri Berisha.

Më tej zoti Berisha shkruan se ndarja para kohe nga jeta e Richard Holbrooke ka  pikë lluar thellë , po edhe i ka lë në krenarë të gjithë ata që patë n fatin të njohin nga afë r personalitetin dhe cilë sitë e tij të rralla.

“Në memorien time dhe të kombit tim, Ambasadori Richard Holbrooke, kontributi i jashtë zakonshë m që ai dha si i Dë rguari i Posaçë m i Presidentit Clinton pë r Ballkanin, do të mbeten pë rgjithmonë të gjalla dhe do të nderohen gjithnjë me mirë njohje të thellë ”, vijon më tej mesazhi i kryeministrit Berisha.

Shefi i qeverisë thekson në fund të mesazhit të tij se “Në kë të çast dhimbjeje e hidhë rimi të thellë pë r Ju, zoti President, pë r qeverinë Tuaj, pë r bashkë shorten e familjen Holbrooke, më lejoni t’Ju shpreh, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ngushë llimet më të sinqerta, si dhe t’u bashkohem lutjeve Tuaja që , shpirti i një rit prej yjeve më të shndritshë m, personaliteteve më të shquara të diplomacisë së vendit tuaj, mikut të madh të shqiptarë ve, Ambasadorit Richard Holbrooke, të gjejë paqen e merituar”, vlerë soi kryeministri Berisha.

Ish i dë rguari special i SHBA-ve pë r Ballkanin, Richard Holbrooke u nda nga jeta dje pasdite në spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington në Uashington në kryeqytetin e SHBA-ve, Uashington.

Richard Holbrooke para dy ditë sh gjatë një takimi me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton pë soi një goditje kardiake, si pasojë e çarjes së aortë s së zemrë s, dhe pasi iu në nshtrua një operacioni urgjent disaorë sh nuk mundi dot t’i shpë tojë vdekjes.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›