Berisha: Shqiptarët nuk do të abuzojnë me liberalizimin
14/12/2010 “Nesër shqiptarët nisen të lirë pa viza në mbarë Europën”
Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Kryeministri Berisha u ndal gjerësisht në pritjen e ekzekutimit të vendimit të 8 nëntorit të kaluar, ku ministrat e brendshëm të KE-së vendosën unanimisht për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. “Pas shembjes së diktaturës dhe anëtarësimit në NATO ky është premtimi më madhor i mbajtur i kësaj mazhorance, i këtij koalicioni, i kësaj partie”, - tha Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst, më pas ai shtoi se “lëvizja pa viza në Europë për shqiptarët ka aspektin më të thellë, më të fuqishëm njerëzor sesa për çdo komb tjetër, pasi diktatura e egër, sistemi i vërtetë skllavopronar i diktaturës hoxhiste bëri që ne të jemi i vetmi komb që të shënojmë daljen në liri me eksode masive, eksode që larguan nga ky vend pothuajse 1/3 e popullatës”.
Duke qenë se vetëm dy ditë, më konkretisht më pak se 48 orë, kanë mbetur nga njëra prej ngjarjeve më të mëdha në jetën e qytetarëve shqiptarë në të gjitha kohërat, që më datën 15 do të kenë mundësinë të lëvizin një herë e përgjithmonë pa viza në mbarë Europën, Kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në arritjen e këtij vendimi. “U shpreh mirënjohjen më të thellë qeverive të vendeve anëtare të zonës “Shengen” për vendimin e tyre fisnik, për vendimin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ne i garantojmë mënyrë absolute se qeveria do të jetë totalisht e hapur me secilin e prej tyre për bashkëpunimin më të ngushtë, në mënyrë që as edhe një pasojë e vetme, as dhe një rast i vetëm të mos mund të abuzojë me këtë vendim, më fisnikun që Bashkimi Evropian ka marrë për qytetarët shqiptarë në tërë ekzistencën e marrëdhënieve tona”, - tha Berisha. “Kjo datë dhe kjo ditë, që është ditë e dinjitetit të madh individual të qytetarëve shqiptarë, - vijoi fjalët e tij Berisha, - u bë e mundur me përpjekjet më serioze më të ndershme më të gjithanshme, me reformat më të suksesshme, të cilat shembën çdo lloj paragjykimi. Nga ana tjetër, Berisha akuzoi sërish opozitën, që sipas tij ka bërë politikë antikombëtare, duke bërë çdo gjë që procesi i liberalizimit të vizave të dështonte. “Këta zotërinj, ky grup bllokmenësh të rinj, u përpoqën, angazhuan shuma të mëdha, angazhuan një makineri të tërë dezinformimi, shkruan letra dhe bënë çdo gjë që kjo të mos ndodhte, që heqja e vizave të mos bëhej. Nuk lanë gurë pa lëvizur dhe nesër protestojnë, nesër janë në protestë. Pasnesër shqiptarët nisen të lirë pa viza në mbarë Evropën, ndërsa bllokmenët e rinj protestojnë”, - deklaroi Berisha.
Një ëndërr që bëhet realitet
Data 15 do të hyjë në historinë e lirisë së shqiptarëve
“Disa herë më vjen në mendje slogani ynë i viteve 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Po të ndalesh për një moment dhe të analizosh gjendesh para një fakti që këta djem dhe vajza vunë jetën e tyre, rininë e tyre për diçka që nuk kishin qenë kurrë për një Evropë që nuk e kishin parë dhe shëtitur kurrë. Ishte e jashtëzakonshme, sepse dhe në vende të tjera përjetuan diktaturë, edhe në Republikën e ish-Jugosllavisë, por qytetarët e kësaj republike lëviznin lirshëm drejt Evropës. Qytetarët hungarezë lëviznin lirshëm drejt Austrisë dhe kështu me radhë, ata që erdhën në vitet 1990 të rrethuar me tela me gjemba ishin vetëm shqiptarët dhe në këtë aspekt simbolika e datës 15 hyn në historinë dhe jetën e gjithsecilit si një nga datat më të shënuara krahas datave më të shënuara që ka njeriu”, - tha dje lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.
Berisha: Për Shkodrën Rama mbetet alien
Në fjalën e tij në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke folur për situatën e krijuar nga përmbytjet në Veri të vendit, Kryeministri Berisha dha një mesazh për kreun e opozitës Edi Rama. “Njeriu i fundit që mund të flasë dhe të qajë hallet e Shkodrës je ti, zoti Rama. Çfarëdo që të bësh ti, cilado frazë dialektore që të përzgjedhësh, çfarëdo imitimi që të stisësh, ti për atë qytet mbetesh një alien. Shkove në Pogradec, ty atje të çoi mauzoleu, të çoi psikologjia e bunkerit, sepse nuk mund të shkoje kurrë kur Shkodra përmbytej. Dole në Pogradec, bëre thirrje që të hapeshin kutitë, ti për Shkodrën mbetesh alien, hyp në shpinën e Tom Doshit apo kujt të duash ti. Shkove në Shkodër për të zgjedhur Ketin në krye të Partisë Socialiste, me grushte, shkelma e karrige, në një kohë kur udhëheqja e vërtetë e Partisë Socialiste ishte në ballë të përmbytjeve. Ata janë qytetarë shqiptarë dhe po merrnin për të lehtësuar qytetin, shkon gjoja për përmbytjen dhe zgjedh kryetaren, por nuk i pranon Shkodra gjëra të tilla. Ndaj atë preokupim për Shkodrën më mirë lërë mënjanë, sepse ata të quajnë alien.”