E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushellon Putin

Berisha i dergoi sot nje mesazh ngushellimi Kryeministrit rus Vladimir Putin, per ndarjen nga jeta te shkrimtarit te madh rus Aleksander Solzhenicin. "I nderuar z. Kryeminister, Me hidherim te thelle mesova lajmin per ndarjen nga jeta te shkrimtarit te madh Aleksander Solzhenicin. Me vdekjen e tij kombi juaj dhe mbare njerezimi humbi nje gjeni te rralle te letrave, korife te mendimit dhe te humanizmit te sotem, nje kolos gjigant te lirise dhe dinjitetit njerezor. Solzhenicin me jeten dhe vepren e tij te pavdekshme frymezoi miliona intelektuale dhe qytetare te shtypur nga regjimet totalitare komuniste ne Evrope dhe ne bote. Me kete rast me lejoni, t'ju shpreh Ju z. Kryeminister, familjes Solzhenicin dhe kombit tuaj te madh simpatine e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta te qeverise dhe kombit shqiptar", shkruan Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›